Kriza në Maqedoni, Zoran Zaev e gjen zgjidhjen te dorëheqja e Gruevskit
Opozita në Maqedoni kërkon dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, shefit të Shërbimeve Sekrete Sasha Mijalkov dhe zyrtarëve të tjerë pas skandalit të përgjimeve.Zoran Zaev, kreu i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, LSDM, deklaroi në një intervistë ekskluzive për emisionin “Ballkan Magazine” të gazetares Linda Karadaku se dorëheqjen e zyrtarëve të lartë do të shpëtojnë Maqedoninë nga protestat dghe dalja në rrugë e qytetarëve.“Une shpresoj se nuk do te vije deri te kjo sepse pres qe per nje kohe shume te shkurter te nisin doreheqjet e figurave me te larta pergjegjese, politike ne vend. Kjo do ta shpetoje Maqedonine nga reagimi i qytetareve, dalja ne rruge, protestat dhe situata te ngjashme. Sinqerisht shpresoj, por kjo varet nga Qeveria, kjo nuk varet nga opozita. Nese Gruevski, bashke me disa njerez rreth tij nuk e bejne kete gje, te gjitha variantet jane te hapura por ne e dime si opozite se nuk guxojme ti shkaktojme deme te pariparueshme vendit tone”.