Vazhdojnë protestat në mbrojtje të lumenjve Radika dhe Vjosa

Aktivistë të Shoqërisë Civile dhe ambjentalistë kanë protestuar edhe sot kundër projekteve për devijimin e lumenjve Vjosa dhe Radika.Dhjetëra qytetarë dhe specialistë të mjedisit, inxhinierisë dhe gjeologjisë i kërkuan qeverisë shqiptare që të kundërshtojë projektet e vendeve fqinje për të devijuar dy lumenjtë aq të rëndësishëm për natyrën, bujqësinë dhe ekonominë e Shqipërisë; Radika për kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin dhe Vjosa për jetën në jug të vendit.Ata thonë se projektet tashmë janë hartuar, madje projekti grek për devijimin e lumit Vjosa është hartuar 25 vjet më parë.Qeveritarë të Shqipërisë dhe Maqedonisë kanë deklaruar se nuk ka një projekt për devijimin e lumit Radika, dhe nuk do të miratohen projekte që dëmtojnë ekonominë dhe mjedisin shqiptar.Edhe për Vjosën, kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati dha garancinë një ditë më parë se nuk do të jetë një çështje problematike mes Shqipërisë dhe Greqisë.“ Ajo që besoj kemi rënë dakord të dyja palët, Shqipëri dhe Greqi, ka qenë fakti që të vazhdojmë punën për të adresuar listën e çështjeve dhe problematikës. Jo për ta shtuar atë, por për ta adresuar në frymën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare që është e aplikueshme për të dy vendet tona.Megjithatë, veprimtarët janë mosbesues dhe po i vazhdojnë protestat prej ditësh kundër dy projekteve hidroenergjitike të vendeve fqinje që mund të dëmtojë ekonominë dhe mjedisin e Shqipërisë.