Bashkia Elbasan, projekt për fëmijët e familjet në situatë rruge

"Ndihmë për fëmijët dhe familjet në situatë rruge". Ky është projekti i prezantuar në Elbasan, në mbështetje të fëmijëve në nevojë që ka bërë bashkë aktorët e disa institucioneve.Sipas kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdini, statistikat tregojnë se në këtë qytet janë dhjetëra fëmijë të identifikuar.Perfaqësues të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë theksuan se puna është adresuar në identifikimin e fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge.Eshtë zgjedhur strategjia e bashkëveprimit ndërsektorial, pasi problemet e fëmijëve që gjenden në rrugë kërkojnë angazhimin e të gjithë aktorëve.