Fushë Krujë, ura e Tapizës rrezikon shembjen nga gërryerja e lumit

Ura e Tapizës në Fushë Krujë rrezikon shembjen. E ngritur mbi lumin Tërkuzë, përballon pjesën më të madhe të trafikut në vend, duke lidhur rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë.Por siç shihet këmbët e saj rrezikojnë të shemben nga gërryerja e ujërave të lumit.Prej më shumë se dy dekadash në të dy anët e urës hidhen mbetje të ndryshme nga banorët e zones, por edhe nga të tjerë jashtë saj të cilët shkarkojnë materiale inerte.Kjo ka sjelle ngushtimin e shtratit të lumit dhe daljen e këmbëve të urës në sipërfaqe. Drejtuesit vendorë pranojnë se nuk mund te bëjnë asgjë për t'a parandaluar.Në fillimin e viteve '90 shtrati i lumit të Tërkuzit kishte një gjerësi 180 metra, por me kalimin e viteve hedhja e inerteve e ka ngushtuar atë deri në 40 metra.