Devijimi i Vjosës, Bushati: Nuk do të kthehet në çështje me Greqinë

Vjosa nuk do të kthehet në një çështje problematike me Greqinë.Deklarata vjen nga shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i cili thotë se dy vendet kanë plot çështje të tjera për të cilat me zevendësministrin e Jashtëm grek, Nikolaos Chountis ka ndarë qëndrimin e përbashkët se duhen adresuar në frymën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.Bushati: “ Ajo që besoj kemi rënë dakord të dyja palët, Shqipëri dhe Greqi, ka qenë fakti që të vazhdojmë punën për të adresuar listën e çështjeve dhe problematikës. Jo për ta shtuar atë, por për ta adresuar në frymën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare që është e aplikueshme për të dy vendet tona.Ndërsa krah për krah me Hasan Cavusouglu, dy Ministrat e Jashtëm folën për bashkëpunim në nivel strategjik.Bushati: “ Patëm mundësi sëbashku me mikun Cavusouglu për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Turqisë, të cilat janë në një stad shumë të mirë dhe për të përcaktuar sëbashku edhe disa aktivitete për të ardhmen, të cilat do ti shërbejnë thellimit të kësaj marrëdhënie si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik”.Cavusouglu: “Në të dy palët dëshirojmë që marrëdhëniet ti ngremë në nivelin më të lartë, madje synojmë ti ngremë në nivelin e përbashkët strategjik. Ne kolegët e dy vendeve po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që në një kohë të shpejtë Kryeministri i Turqisë të vijë në Shqipëri për të konkretizuar marrëdhëniet tona dhe për të nënshkruar marrëveshje të rëndësishme”.Ministri i Jashtëm turk dhe zëvendës.ministri grek po qëndrojnë në Tiranë në kuadër të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtëm të vendeve anëtarë të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, ku ashtu siç ishte paralajmëruar, takimi nuk ka sjellë në Tiranë Shefen e politikës së Bashkimit Europian, Federica Mogherini e cila për shkak të axhendës ka udhëtuar drejt Londrës dhe jo Tiranës.Ndërkaq zëvendës.ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Chountis, gjatë qëndrimit në Tiranë pati një takim me kryetarin e kuvendit,Ilir Meta, me të cilin diskutoi për konsolidimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.