Burrel, mjekët japin alarmin: Nuk ka rezerva gjaku
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2015, 20:02
Burrel-Spitali "Xhavit Mara" jep alarmin se në bankën e gjakut nuk ka mjaftueshëm rezerva gjaku.Mjeket e spitalit të Burrelit shprehen së për të përballuar emergjencat është dashur bashkëpunimi I familjarëve të pacientëve, të cilëve u është kërkuar të dhurojnë gjak. Sipas laborantes Esmeralda Truka, numri i dhuruesve vullnetar ka rënën ndjeshëm, gjë që vështërson edhe më tej situatën.Personat e aksidentuar janë kategoria me nevojën më urgjente për të marrë gjak, por në disa raste, zbrazëtia e bankave të gjakut ka vështërsuar mbajtjen e tyre në jëtë.