Përgjimet e PD-se, Kodheli: U harxhuan 1.6 mln dollarë. I dështova planin në Gjadër

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka hedhur akuza mbi ish-qeverinë e djathtë se ka blerë 2 softe për ti përdorur për përgjime. Deklarata e Kodhelit u bë në Tonight Ilva Tare mbrëmjen e 23 shkurtit.Po ashtu ministrja Kodheli foli edhe për një sërë çështjesh të tjera siç është ajo e major Fekës, ku sipas saj duhet para e gjithë e kaluara e tij. Mënyra sesi ai arriti deri aty. Kodheli tha se major Feka ka marrë një certifikatë nga NATO, e cila nuk duhet ti ishte dhënë.Në lidhje me akuzat e presidentit se i jane marrë kompetencat, Kodheli tha se as nuk ka marrë dhe as nuk i ka dhënë kompetencat presidentit.Ministrja e Mbrojtjes deklaroi se ishte e hapur për çdo komision hetimor të ngritur nga PD duke nënvizuar se ishte një lojë politike jo e Strazimirit, pasi ky i fundit s'kishte takat ta lozte.Madje shtoi se kishte prishur planin e dikujt që kishte interes për të ulur avionë në Gjadër.Duke folur për këtë ministrja tha se e dinte planin tashmë të dështuar por jo autorin kush fshihej pas."Plani dështoi për në Gjadër. S’kishte të bënte me trafik droge po plan dashakeqes për të  provuar akuzat. Nuk e di autorin ndërsa për planin nuk ia vlen të flasësh sepse dështoi” tha ajo.Pjesë nga intervistaIlva Tare: Keni cuar padi për përgjimin?Mimi Kodheli: Kam një vit që e kam çuar shpresoj mos mbyllet. Aty ka shumë gjëra për të hulumtuar. Janë harxhuar 1.6 mln dollarë për të blerë dy softe, një aktiv dhe një pasiv në mënyrë antikushtetuese. Softet janë blerë pa pasur një kërkesë nga komisionet përkatëse të cilat vendosin, procedurat kanë qenë jo në zbatimin e ligjit dhe ajo cka është më e trishtë është që janë ndërruar për cka disponojmë dhe prokururia disponon janë ndërruar hardisqet e përgjimit dhe këto janë bërë në mënyrë private.Ilva Tare: Janë ndërruar kur morët pushtetin?Mimi Kodheli: Jo janë ndërruar shumë kohë më parë. Se cfarë është bërë me ato hardisqe dhe pse është dashur një soft kativ që do të thotë që ndërhyn në telefoninë kjo është një gjë që përgjegjësit duhet të përgjigjen.Ilva Tare: Cfarë ndodh me këto softe?Mimi Kodheli: I ka prokuroria, gjithcka që ne kemi gjeturIlva Tare: Pra po lini të nënkuptoni që dicka është fshirë, është zhdukur?Mimi Kodheli: Po po, nuk po lë të kuptohet por po e themIlva Tare: Kush i ka bërë këto?Mimi Kodheli: Kjo është një cështje në hetimIlva Tare: Po ka një vit, nuk jeni përditësuar me ato cfarë po bën Porkuroria?Mimi Kodheli: Duhet të pyesni ProkurorinëIlva Tare: Cfarë keni diskutuar me Prokurorinë?Mimi Kodheli: Bashkëpunimin që duhet të kenë dy institucione.Ilva Tare:  I keni bërë një ankesë për pushimin e hetimeve të dojseve që keni dorëzuar?Mimi Kodheli:  AsnjëhërëIlva Tare: Ju ka kërkuar informacion shtesë?Mimi Kodheli: Po, është normale të më kërkojë. Kam pasur disa korrespondenca me prokurorin, në një rast kam kërkuar që dy persona për të njëjtin abuzim ishin trajtuar nga dy prokurorë të ndryshëm në dy mënyra të ndryshme. Korrespondenca me prokurorinë ka qenë që të mbahet i njëjti standard.Ilva Tare: Pajisjet e përgjimit kanë qenë antikushtuese, sot ka ushtria paisje të tilla?Mimi Kodheli: Jo, nuk duhet të ketëIlva Tare:  As shërbimi Informative i UshtirsëMimi Kodheli: Jo nuk duhet ta ketë, se Shërbimi Informativ i Ushtrisë merr informacine nga institucione të tjera. Mua më shqetëson antikushtetueshmëriaMimi Kodheli: Flitet që janë përgjuar edhe ambasadorë të vendeve aleate të NATO-s. Jo domosdoshmërisht kjo aparatura e përgjimit  ka qëndruar në derën e PS.Ilva Tare:  Ka përgjuar edhe eksponentë të PS?Mimi Kodheli: Persupozohet që poAKUZAT E OPOZITES PER TRAFIK DROGEIlva Tare: Keni një përgjigje për akuzat e opozitës për përfshirje në trafik dorge?Mimi Kodheli: Unë desha ta filloja me një pyetje për ju. Kur ju flisni për struktura ca keni parasysh?Ilva Tare: Unë përsonalisht nuk e kam këtë përgjigje, por kam parasysh, i referohem akuzave që ka ngritur opozita. Infrastruktura e ushtrisë, qëndron kjo akuzë?Mimi Kodheli: Po si mendoni ju që një pilot që duke dalë jashtë pa leje duke përdorur një strukturë tjetër në një vend tjetër ku është infrastruktura e ushtrisë këtu? Atëherë, nëse ju shkoni në internet, po të shikoni qindra raste të përfshirjes së individëve  nën uniform të vendeve të NATO-s në aktivitete të paligjshme duke filluar që nga ushtria amerikane deri te ajo me e vogël në numër. Ushtarakët janë pjesë e shoqërisë ku në shoqërinë tonë ka keq breës. Problemi është që ka struktura sesi funksionojnë për ti evituar sa më shumë që të jetë e mundur. Në disa rastë trafikimi i paligjshëm është bërë më avionë ushtrakë nga ushtarakë që fluturninin nga Gjermani nga ushtarë të SHBA. Po kanë ndodhur edhe vrasje.CESHTJA E MAJOR FEKESIlva Tare: Tani duket sikur justifikoni këtë që ka ndodhur?Mimi Kodheli: Duhet të ndajmë dy gjëra, është një gjë kur akuzohet qeveria që merret me trafik të lëndëve narkotike dhe qeveria përdor strukturat e FA dhe një gjë kur një ushtar është marrë më këtë kaktivit  ka dalë pa leje në një vend tjetër. Janë dy gjëra të ndrysheme. A duhet të reflektojmë? Po. Sepse ju shikoni kurikulumin e të ndjerit kur është bërë pjesë e FA 18 vjet të shkuara. Mënyrën si është graduar, si ka ecuar, si ka marrë mediale, mënyrën si ka shërbyer….Ilva Tare: Mënyrën si ju e keni cuar në Angli për trajnim, madje duke hequr dikë tjetër për të vendosur atëMimi Kodheli: Jo, kush jua ka thënë juve?Ilva Tare: E ka thënë deputeti i opozitësMimi Kodheli: Deputeti i opozitës ka thënë një gjë të pavërtetë. Ministri nuk heq dhe vë punonjës, ministri merret me politika Ai pilot ndër më të mirët që ka flota ajrore shqiptare që është larguar për tu vendosur dikush tjetër është larguar për një trajnim më të mirë.Ilva Tare: Pra është i vërtetë ky rast, që është larguar dikush dhe është vendosur major Feka?Mimi Kodheli: Kjo proçedurë ndodh në të gjitha rastetIlva Tare: Por ka ndodhur?Mimi Kodheli: Majori ka bërë trajnime pafundësisht përpara vitit 2014. Majori bënte trajnime sic bëntë cdo major tjetër. Mënyra sesi ka ardhur deri aty është për tu parë. Ka pasur certifikatë Nato sicred që është një nga më të lartat të sigurisë, 5 vjecare të marrë në mars 2013.Ilva Tare: Certifikatën e lëshojmë neMimi Kodheli:  Po e disa sa insitiucione kalohet për të marrë atë certiffikatë, disa që duhet të verifikojnë aktivitetin e ushtarakut. Zotria nuk duhet dhe nuk mund ta merrte certifikatën, sepse minimalisht duket të kishte një dokument të pastër  nga gjykata, që nuk e kishte sepse ishte dënuar dy herë nga gjykata.TRAFIKU I DROGËS, DËSHTOVA PLANIN NË GJADËR        Mimi Kodheli: Më kujtohet rasti i stuhisë në gotë dhe i një fryrje donkishotezke që patën një vt më parë me rastin e  Gjadrit, rast i cili  jo vetëm rezultoi të ishte nul, por vetë Drejtori i SHISH doli dhe tha se zonja nuk ka në tryezë asnjë informacion të rëndësishëm, të qenësishëm që kompromenton  struktukturat e FA. Dhe më kujtohet shumë mirë kryetari de jure i partisë së zotërisë (flet për kryetarin e partisë së deputetit Gent Strazimiri) që në një emision televiz thoshte ne kemi të dhëna  që  kompromentojnë. Është e njëjta skemë. Po i kanë të dhënat, ti çojnë në Prokurori dhe të vazhdojnë.Ilva Tare: Të dhëna që në fakt nuk u vërtetuan në Gjadër, ju keni të drejtë, por në Divjakë ra një avion që po transportonte drogë.Mimi Kodheli: Jo ndoshta unë kam prishur ndonjë plan në fakt interesant të dikujt që donte të verifikonte me deomosdo që struktura të caktuara të vendit përdoreshin për qëllime dashakeqe. Dhe meqë unë e prisha këtë plan, përfundoi kjo lodra në Divjakë.Ilva Tare: Si e prishët këtë plan, sepse ka shkuar zëvendës.ministri, e kanë parë dhe mediat që u vunë blloqe betoni dhe u rrethua. Pra kishit dhe ju shqetësim?Mimi Kodheli: Kjo ishte prishja e planit. Jo unë dija planin e mëmbrapëm, nuk kisha asnjë shqetësim.Ilva Tare: Cili ishte plani i mëmbrapëm?Mimi Kodheli: Ishte një plan i cili dështoi, nuk është më e rëndësishme ta diskutojmë planin se ka dështuar tashmë.Ilva Tare: Pra ju kishit informacion se dikush kishte një plan për në Gjadër?Mimi Kodheli: Një plan dashakeqës që nuk kishte të bënte me trafikun, kishte të bënte me luftën e paskrupullt që i bëhej qeverisë dhe qeverisjes.Që është ndryshe.Ilva Tare: Ju i dini këta dikush?Mimi Kodheli:  Nuk ka më asnjë rëndësi kur planet dështojnë, planet dashakeqe dhe të shëmtuara dështojnë. Është e tejkaluar tashmë kjo temë.Ilva Tare: Ishte një plan për të provuar sesa të papërgjegjshme e kishim qeverinë, apo një plan për të provuar transport?Mimi Kodheli:  Një plan për të provuar sesa të përgjegjshme ishin pretendimet e opozitës. Sesa nul ishin  pretendimet e opozitës. Se pati pretendime dhe në atë kohë, një vit përpara.Ilva Tare: Po pati pretendime, por si mund ti vërtetonte plani se nuk e kuptoj? Nuk doni të më thoni shumë.Mimi Kodheli:  Po ishte një plan që donte të verifikonte ato pretendime që rezultuan nul. Ishin nul kur u thanë dhe ishin nul  edhe më mbrapa.Ilva Tare: Kush e  ideoi këtë plan?Mimi Kodheli:  A, nuk e di.Ilva Tare: Ju dini vetëm planin?Mimi Kodheli: Unë di vetëm planin, jo autorin.Ilva Tare: Dakord. Megjithatë për tu kthyer tek akuzat që ka ngritur partia më e madhe opozitare në vend, PD. Ata thonë se ka përdorim të helikopterëve dhe të avionëve të ushtrisë në territorin e Shqipërisë për fluturime të dyshimta. Ju keni ndonjë shqetësim?Mimi Kodheli:  Asnjë shqetësim, asnjë fluturim nuk bëhet për qëllime të dyshimta. Fluturimet janë tashmë të disiplinuara, nuk bëhen më për të bërë videoklipe. Nëqoftëse zotërinjtë kanë bërë  ndonjë fluturim më përpara, le të na e thonë.KOMPETENCAT E PRESIDENTITIlva Tare: Ka qenë edhe Presidenti Nishani që ka thënë se ngjarja e major Fekës ka ndodhur sepse ju i keni hequr kompetencat dhe nuk është më ai që emëron kryetarin e SHIU-t…Mimi Kodheli: E para ju them se Shërbimi i Ushtrisë nuk quhet më SHIU, por quhet AISM dhe AISM-ja  është një drejtori nën varësinë e ministrit të Mbrojtjes, ka qenë gjithmonë kështu dhe nuk kemi hequr dhe nuk kemi vënë asnjëgjë dhe asnjë president i asnjë vendi të NATO-s nuk ka kompetencë të drejtëpërdrejtë Shërbimin Infomrativ të Ushtrisë. Kështu as kemi heq dhe as kemi vënë .KOMISIONI PARLAMENTAR I OPOZITES Kodheli: Hetimi parlamentar lojë politike jo e Strazimirit. Ai s’ka këllçeIlva Tare: Opozita ka kërkuar ngritje të një komisioni hetimor sesi ju po drejtoni Ministrine e Mbrojtjes?Mimi Kodheli: Nuk kam asnjë koment për të bërë. Kushdo është i mirëpritur të ngrejë komision si të dojë. Jam shumë e hapur dhe krejt e qetë  për të gjitha komisionet. Gjithë publiku e kupton që kjo është një lojë politike që luhet jo nga Strazimiri se nuk i ka këllçet zotëria, por është një lojë politike që luhet. Unë do kisha pritur e dashur më shumë respekt për një ministër të qeverisë tënde, sidomos të një ministri Mbrojtjeje. Unë kam zbatuar ligjin si në punë ashtu dhe jashtë saj. Barsaletat ja lë zotërisë ti tregojë.Unë do të kisha pritur dhe dashur më shumë respekt për një ministër të një qeverie, sepse ju siguroj se e ndjej se e kam këtë respekt të NATO dhe të qytetarët dhe e pretendoj fort se jo vetëm që kam zbatuar ligjin, por edhe jashtë politikës. Barsaletet ja le zotërisë ( e ka fjalën per Strazimirin)NUK DO JEM UNE KANDIDATI PER KRYETARE E TIRANES Ilva Tare: A do jeni ju kandidate për Kryetare e bashkisë së TiranësMimi Kodheli:  Unë e kam dhënë kontributin tim. Jam e fokusuar tek siguria e vendit dhe reformat e FA nga sot derisa të përmbushim këtë detyrë.Ilva Tare: A keni ndonjë profil si do jetë kandidatiMimi Kodheli:  Një nga Tirana (qesh).Eshte batute. Ai duhet të  jetë një person i dedikuar për Tiranën e të mos rrijë të bëjë poza nëpër ekrane.Ju siguroj se do të jetë një vendimmarrje që merret në koalicion. Ju siguroj se ka ikur koha kur një person vendoste fatin e të gjithë do jetë një proces demokratik.BËMË MIRË APO KEQ QË REFUZUAM ARMËT KIMIKE? KODHELI ENDE E DYZUARIlva Tare Armët kimike bëmë mirë apo keq që I refuzuamMimi Kodheli: Nëse më pyesni si minister e mbrojtjes bëmë mirë që i refuzuamNëse më pyesni si qytetare prapë bëmë mirë që i refuzuamNëse më ripyesni si ministre e Mbrojtjes do thoja që kemi bërë gabim që i kemi refuzuar.Edhe nëse do të më ripyesni sërish do të thoja jam edhe sot e dyzuar. Mendoj se nuk u menaxhua ashtu siç duhet, por ju siguroj nëse ka dicka që unë realisht punoj e luftoj çdo ditë është e ardhmja e djalit tim dhe siguria e vendit ku ai do vazhdojë të jetojë dhe është ky vendi ynë.Nuk do ta kisha bërë këtë dëm as për djalin tim as për të gjithë djemtë e kësaj republike po të mos isha e sigurtë mijë përqind që nuk do të kishte asnjë problem. Ky proces ka ndodhur krejt përballë brigjeve të Shqipërisë askush nuk dëgjoi të ndodhte një incident apo një problem.Me mijë përqind ishte një proces që nuk ka pasur dëm por respektoj atë kërkesë që qytetarët i bënë qeverisë dhe vendimit të kryeministrit për ti thënë jo këtij procesi, që mesa duket nuk ishim të gatshëm qoftë si opinion qoftë si strukturë ta bënim këtë gjë.