Ekskluzive/ Historia e Genci Zeqajt: Unë shefi i RENEA-s, tani inspektor zone

Në nëntor të 2014 Genci Zeqaj, ishte një nga shoqëruesit e kryeministrit Rama në vizitën e tij në Beograd. Sot, ish shefi i forcave speciale RENEA me 15 vite karrierë mbi supe aktualisht është vetëm një inspektor zone. Flet për herë të parë ekskluzivisht për mikrofonin e Ora News. Genci Zeqaj, ish shefi i forcave speciale RENEA prej 15 vitesh,  i transferuar së bashku me 6 pjesëtarë të tjerë të këtij reparti, flet për herë të parë ekskluzivisht për mikrofonin e Ora News. Sipsa Zeqaj transferimi është bërë vetëm mbi baza politike dhe fetare, duke akuzuar drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.Genci Zeqaj: “Duke marrë parasysh dy nga efektivët e larguar janë praktikantë të besimit islam, dy efektivë të tjerë janë ish-shoqëruesit e zv/drejtorit të përgjithshëm të policisë Agron Kuliçaj mendoj se këtu kemi arsye dhe prapavijë politike të pastër”Ja si e shpjegon  Genci Zeqaj transferimin e bërë nga shef i forcave speciale RENEA në inspekor zonë pranë komisariatit nr.1[caption id="attachment_469488" align="aligncenter" width="640"]genci zeqaj Ne foto: Genci Zeqaj ne Beograd gjate vizites se kryeministrit Rama[/caption]Genci Zeqaj: “Po që ta bëj më të kuptueshëm për ata që na dëgjojnë është njëlloj sikur t’i thuash një piloti që ka 15 vjet karrierë, shiko se ti për arsye pune  do kalosh shofer furgoni”Të larguarit e repartit RENEA kanë vite të tëra që shërbejnë në këtë njësi, duke u dekoruar dhe certifikuar nga  policitë e vendeve perëndimore me nota maksimale.Genci Zeqaj: “Nga viti 2001 deri në ditën kur unë kam dalë në lirim kam qenë pjesë aktive e të gjitha njësive operacionale të RENEA-s. Kam marrë pjesë në shumë shërbime ku është bërë neutralizimi i bandave kriminale që sot janë dënuar me burgim të përjetshëm. Fati im ka qenë që të isha pjesë e dy operacioneve të suksesshme në Lazarat dhe Dukagjin. Drejtori i përgjithshëm nuk ka qenë pjesë e operacionit real në terren në Lazarat dhe Dukagjin, gjë që i dha Shqipërisë biletën e statusit kandidat. Drejtori i Përgjithshëm nuk ka qenë në terren, në terren kanë qenë 2 zv/drejtorët e Përgjithshëm.7 efektivët e transferuar kanë marrë pjesë në shumë aksione policorë të zhvilluar në vend,  duke arrestaur banda kriminale dhe individë që janë dënuar me burgim të përjetshëm, teksa nga ana tjetër kanë qenë edhe garant të sigurisë së vizitës së kryministrit Rama në Beograd.genci zeqaj2Genci Zeqaj: “Kam qenë edhe pjesë e eskortës së kryeministrit Rama në Beograd, ishte vizitë historike dhe besoj se u përzgjodha nga 6 pjesëtarë të komisariatit që shoqëruan Ramën dhe sigurinë e tij në bazë të aftësive të mia të veçanta. Gjëja që më prek mua dhe ata 6 të tjerët është se ne ndihemi të rrethuar nga shteti, ose shqip ne jemi të shitur drejt bandave të rrugës dhe krimit në Shqipëri.genci zeqaj3 7 Të transferuarit e reparti RENEABesnik. T.Isuf. D.Genci. Z.Lek. S.Alfred. B.Arjan.  L.Ritvan. B.