Lezhë, romët dhe egjiptianët në protestë për mungesën e energjisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2015, 19:35
Lezhe-Prej 5 ditësh Familjet Rome dhe Egjiptiane janë në erresire të plotë pasi ju është ndërprerë energjia elektrike, duke qënë se janë debitor. Por me anë të një proteste para bashkisë, ata kanë kërkuar rikthimin e energjisë elektrike pasi jetojnë në kushte të vështira dhe nuk kanë mundësi të paguajnë.Me protestuesit është takuar kreu i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, I cili u shpreh se është në tratativa me qeverinë që t'u rilidhet energjia elektrike, të gjithë atyre që trajtohen me ndihme ekonomike.Me dhjetra familje në nevojë, debitor prej vitesh ndaj OSHSE, vazhdojnë të jenë në terrr pasi të ardhurat e tyre nuk I lejojnë të paguajnë faturat.