Dëftesa fallco, arrestohen ish-drejtori dhe nën/drejtori i gjimnazit Cërrik
Arrestohen dy ish-drejtues të shkollës së mesme 'Mihal Shahini' në Cerrik.Ish-drejtori, Albion Vogli dhe nëndrejtori aktual i gjimnazit Koço Komino u arrestuan nga policia e Elbasanit për shpërdorim detyre. Sipas bluve dy zyrtarët e lartë kanë lëshuar dëftesa gjimnazi fallco për 3 persona.“Sektori per Krimin Ekonomik Financiar, ne D.P.Q.Elbasan perfundoi operacionin policor"AMZA", me arrestimin ne flagrancë per 'Shperdorim detyre' dhe 'Fallsifikim te dokumentave shkollore' te shtetasve , Albion Vogli vjec 38, ish-Drejtor i Shkolles se mesme 'Mihal Shahini', ne qytetin e Cerrikut.Koco Komino vjec 48, me detyrë N/drejtor i kesaj shkolle, pasi ne bashkëpunim me njeri-tjetrin kane leshuar deftesa te shkolles se mesme te fallsifikuara, shtetasve me iniciale E.B, M.R dhe S.B, te tre banor te rrethit Elbasan”thuhet në deklaratën e policisë.Nga policia ka nisur proçedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasve me iniciale E.B, M.R dhe S.B.Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.