Kamëz, banorët në protestë përplasen me policinë, reagon OSHEE: Të paguajnë borxhin
Protesta e banorëve të institutit Bujqësor të Kamzës për mungesën e energjisë përshkallëzoi në përplasje mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme.Banorët janë pa energji prej gati 10 ditësh. Në shenjë proteste banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën, por janë penguar nga policia. Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja. Mësohet se 5 persona janë shoqëruar deri tani në komisariat.Gati 600 banorë të Institutit Bujqësor në zonën e Kamzës janë pa energji elektrike.Sipas tyre, është e pa pranueshme që OSHEE t’i dënojë në mënyrë kolektive, teksa nga ana tjetër matësat e energjisë elektrike ndodhen në hyrjen e çdo kati dhe jo në çdo familje.Kjo është protesta e tretë që banorët e 8 godinave bëjnë.Reagon kreu i OSHEE-se ÇelaPër protestën ka reaguar dhe Ardian Çela i cili deklaroi se banorët nuk kanë paguar borxhon që kap shifrën e 6.2 milionë lekëve të reja.“Ne i kemi takuar banorët dhe ramë dakort për vendosjen e sahatave në godinë dhe banorët të paguanin bashkarisht por përsëri nuk është paguar dhe borxhi shkon në 6.2 milion lekë të reja” tha Çela i cili ndoqi nga afër testimin e 200 elektriçistëve.Ngërçi institucionalNgërçi institucional sipas banorëve është te Drejtoria e konviktit, e cila nuk denjon të marrë në konsideratë kërkesat e tyre, duke arritur gjendja deri në këtë pikë.[caption id="attachment_468123" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Protesta e banoreve sot paradite ne Kamez, 21 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_468248" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Policia shoqeron banoret e protestes ne Kamez, 21 Shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_468249" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Policia shoqeron banoret e protestes ne Kamez, 21 Shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_468250" align="aligncenter" width="640"]
Ne foto: Policia shoqeron banoret e protestes ne Kamez, 21 Shkurt 2015[/caption]/Oranews.tv/