Londër, tre adoleshentet e zhdukuara mund të kenë ikur në Siri
Policia e Mbretërisë së Bashkuar bëri apel për ndihmë të premten më 20 shkurt, për gjetjen e tre adoleshenteve që janë larguar nga shtëpitë e tyre.Policia londineze beson se tre vajzat janë drejtuar për në Siri, raporton CNN.Vajzat, njëra 16 vjeç dhe dy të tjerat 15, nuk janë parë që nga dita e martë, kur i hipën avionit për në Stamboll.15-vjeçarja Shamima Begum, mund të ketë udhëtuar nën identitetin e Aklima Begum, 17 vjeç. Vajza tjetër, 16, nën identitetin Kadiza Sultana. Ndërsa vajzës tjetër nuk i është bërë emri me dije si kërkesë e familjes së saj, thotë policia.Fotot e publikuara nga policia tregojnë tre vajza që po shkojnë sëbashku në Aeroportin Gatwick të Londrës, duke mbajtur çanta udhëtimi. Thuhet se janë shoqe të ngushta, e se shkojnë të treja në të njëjtën shkollë.Richard Walton, Komandant i Forcave Kundër Terrorizmit, tha : “Ne jemi shumë të shqetësuar për sigurinë e këtyre tre vajzave dhe nxisim këdo që ka informacion mbi to, të raportojë në polici. Prioriteti ynë është kthimi i sigurtë i këtyre vajzave në familjet e tyre”.“Ne po përpiqemi të biejmë në gjurmët e vajzave falë mediave turke dhe rrjeteve sociale me shpresë se Shamima, Kadiza dhe shoqja e tyre të dëgjojë mesazhin tonë, shqetësimin tonë për sigurinë e tyre dhe të kenë kurajon të rikthehen tani tek familjet e tyre”.Policia britanike është e shqetësuar për numrin e vajzave që po përpiqen të shkojnë në zonat e Sirisë të kontrolluara nga ISIS, tha Walton.“Është një vend jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe kemi parë se sa e kufizuar bëhet jeta e tyre atje. E më pas u refuzohet zgjedhja për t’u kthyer në shtëpi. Megjithatë, nëse të tre vajzat gjenden në Turqi, ekziston një mundësi e mirë që ato të kthehen në shtëpi të sigurta,” tha ai.Policia bën apel për çdo person që mendon se ndonjë familjar i tyre po drejtohet drejt Sirisë, të raportojë në polici.“Kjo nuk ka të bëjë me kriminalizimin e njerëzve, por me shmangjen e tragjedive duke i ofruar mbështetje të rinjve,” shkruhej në deklaratë.Në tetor, tre adoleshente të tjera nga Kolorado u kapën në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani në përpjekje për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it. Ishin familjarët ata që lajmëruan FBI-në për zhdukjen e vajzave.