Vlorë, Selenica pa ujë, banorët: Ujin e shiut e ngrohim dhe lahemi
Banorët e Selenices prej 20 ditësh nuk kanë ujë të pijshëm pasi stacionin e pompave e përmbyti lumi Vjosë gjatë vërshimit të fillim shkurtit.Banorët thonë se uji sigurohet duke e blerë ose duke e transportuar nga lumi me bidona.Banor : “Kemi një muaj pa ujë. Bredhim botet e në shtëpi nuk vijnë. Vetëm 4 bidona kam marrë për ujë të pishëm, ndërsa për të larë kam blerë 3 boliera me para. Nuk ja dalim dot duke blerë ujin me lekë”Banorët e Selenicës akuzojnë se shpërndarja e ujit me bote bëhet në mënyrë selective.Banor : “ Këtu trajtohen në mënyrë selektive njerëzit. Me sa po shohim, botet shkojnë shumë herë në vende ku orientohen dhe tek ne nuk vijnë. Po mungoi ana higjenike, mungojnë të gjitha”.Banor tjetër: “Marrim ujin e shiut, e ngrohim me gaz dhe pastaj lahemi”.Mungesa e ujit të pijshëm pas përmbytjes së stacionit të pompave nga lumi Vjosë po kthehet në rrezik burimi epidemie në Selenicë.