Sozun në Ballkan Magazine: Turqia është në pozitë të vështirë me perëndimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2015, 08:56
Ahmet Sozun, zv/rektor për çështjet akademike në Universitetin e Mesdheut Lindor në Turqi në një intervistë për emisionin Ballkan Magazine me gazetaren Linda Karadaku ka deklaruar se Turqia është në një pozitë të vështirë me perëndimin në raport me Sirinë dhe grupet ekstremiste islamike. Profesor Sozun thotë se Turqia ka bërë kalkulimi të gabuara në lidhje me Sirinë. Sipas tij Turqia mendonte se aktori me djallëzor në Siri ishte Asadi dhe se pas tij renditen grupet islamiste si Al Nusra dhe të ngjashme, kurse përshtypja në perëndim është e kundërta, se Asadi është me pak i keq se islamistet apo Al Nusra.