Berat, dy persona të armatosur dhe maska grabisin një karburant
Një karburant në fshatin Lumas të rrethit të Beratit është grabitur në orët e para të mëngjesit të së enjtes (19 shkurt 2015). Rreth orës 01:00 të mëngjesit , dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov, kanë shkuar në karburantin e vëllezërve Doko dhe nën presionin e armëve dhe kërcënimeve u kanë kërkuar lekët e xhiros së ditës.Pasi kanë marrë 200 mijë lekë (të vjetra) që ishin në kasë, ata i kanë marrë njërit nga vëllezërit Doko edhe 200 euro që kishte me vete. Menjëherë pas grabitjes, personat janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, ndërkohë që familjarët Doko kanë njoftuar menjëherë policinë.Vëllezërit Doko shprehen se u terrorrizuan nga kjo ngjarje dhe se ata nuk janë në dijeni të identitetit të personave që i grabitën pasi ishin të maskuar nga koka tek këmbët.Ata pohojnë se kanë 5 vjet që e kanë hapur këtë aktivitet dhe nuk kanë pasur asnjëherë probleme apo konflikte me askënd,ndërkohë që presin nga policia të zbardhë ngjarjen dhe të gjejë autorët e grabitjes.Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,të pyetur në lidhje me këtë ngjarje,kanë konfirmuar se komunikata zyrtare do të jepet për gazetarët ditën e nesërme, ndërkohë që nuk bëjnë të ditur ende se çfarë pistash po ndiqen dhe nëse janë identifikuar apo jo dy autorët.[caption id="attachment_467740" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Karburanti i grabitur në fshatin Lumas, Berat, 19 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_467743" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Karburanti i grabitur në fshatin Lumas, Berat, 19 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_467744" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Karburanti i grabitur në fshatin Lumas, Berat, 19 shkurt 2015[/caption]