Kriza në Ukrainë, Merkel dhe Hollande takohen në Paris

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande, pritet të diskutojnë sot për situatën në lindje të Ukrainës, ku luftimet kanë rinisur, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.Dy liderët, të cilët kanë qenë negociatorët kryesorë ndërkombëtarë të armëpushimit, do të takohen në Paris, përpara mbajtjes së një samiti të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara.Ditën e djeshme janë raportuar luftime në Donjeck, qytetin që kontrollohet nga rebelët, dhe pranë Mariupolit, i cili është nën kontrollin e qeverisë.Luftimet e fundit vijnë pasi forcat qeveritare janë tërhequr nga qyteti Debaltseve, pas disa javësh luftime intensive kundër separatistëve pro-rusë.