Lezhë, u pritet energjia, romët paralajmërojnë protesta: Na punësoni t'i paguajmë

25-familje rome dhe egjiptiane që jetojnë në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës, prej ditësh janë në errësirë, pasi OSHEE u ka ndëprerë energjinë elektrike si debitorë ndër vite.Kjo situatë ka veshtirësuar kushtet e jetesës, pasi shumë prej tyre jetojnë në varfëri ekstreme dhe kanë persona të sëmurë.Banore : “Si mund t’i paguaj unë dritat? A të blej për të ngrënë, a të blej ilaçet. Jemi të papunë. Me 50 mijë lekë asistencë nuk mund t’i paguaj dritat”.Ata kërkojnë mundësi punësimi, që të sigurojnë bukën e gojësRauf Selimi, Perfaqësues i Romëve dhe Egjiptianëve, Lezhë : “Këta janë njerëz që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe vijnë e ja presin dritat. T’i kthehet energjia menjëherë. Nuk kanë mundësi financiare sepse janë të papunë”.Këta banorë të Lezhës kanë paralajmëruar protesta nëse nuk u kthehet energjia, pasi sipas tyre faturat e energjisë elektrike janë të fryra.