Debati për huamarrjen, Cani thotë se të këqijat erdhën nga Berisha

Ish-kryeministri Berisha, në emër të të djathtëve, ka paralajmëruar Qeverinë e Ramës që s’do të njohë asnjë borxh të marrë nga Qeveria e majtë.Deklaratave të deputetit demokrat, sipas të cilit drafti i qeverisë është thjesht një aventurë, iu përgjigj kreu i Financave, i cili e cilësoi ish-kryeministrin Berisha, si krijuesin e të gjitha të këqijave për shqiptarët. Opozita e sotme, sipas tij, e rrënoi Shqipërinë dy herë, njëherë në 97' dhe një herë në 2013.Sipas ish-Kryeministrit, ligji i ri për borxhin ka vetëm qëllime elektorale.Pavarësisht debateve të zjarrta, Parlamenti në fund e rrëzoi me 75 vota dekretin ePresidentit Nishani për kthimin e ligjit për borxhin, i cili zhvesh nga detyrimi Qeverinë për të miratuar në parlament kreditë që merr në tregjet ndërkombëtare.Ky ligj u kthyer për rishqyrtim nga Presidenti, pasi sipas tij shkelte hapur Kushtetutën.