Turqia e SHBA-ja firmosin marrëveshjen, Iraku përgatitet të rimarrë Mosulin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kanë nënshkruar një marrëveshje për të trajnuar dhe pajisur me mjetet e nevojshme luftëtarët e moderuar të opozitës siriane.Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, teksa autoritetet amerikane deklaruan se do të dërgojnë 400 trupa, përfshirë edhe forca speciale në disa qytete të Sirisë, në kuadër të luftës kundër Shtetit Islamik.Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët për trajnimin e trupave të opozitës siriane. Kemi rënë dakord të punojmë së bashku dhe marrëvesja është nënshkruar mes zëvendëssekretarit të Ministrisë, Feridun Sinirlioglu, dhe Ambasadorit të SHBA në Ankara, John Bas, tha Çavusoglu para gazetarëve.Kurse zyrtarët amerikanë thanë se kanë në plan të trajnojnë rreth 5000 luftëtarë sirianë në vit për një periudhë tre vjeçare. Në këtë nisëm, përveç Turqisë bën pjesë edhe Arabia Saudite dhe Katari. Nëpërmjet kësaj nisme, Turqia shpreson të fuqizojë opozitën e përçarë siriane kundër presidentit sirian Bashar al-Asad.Ndërkaq ushtria kurde së bashku me atë irakiane, prej 25 mijë luftëtarësh po përpiqet për betejën më të ashpër , atë të rimarrjes së Mosulit, i cili është në duart e Shtetit Islamik. Sipas autoriteteve irakiane ky superoperacion do të zhvillohet ndoshta në prill ose maj. Mosuli është qyteti i dytë më i madh i Irakut dhe që prej qershorit të 2014 është në duart e militantëve ku momentalisht besohet se në të janë strehuar mbi 2 mijë ektremistë.