Kukës, Kosova dhe Shqipëria projekt për ndaljen e ndotjes së Fierzës

Baseni ujëmbledhës i hidrocentralit të Fierzës, që rrezikon të shndërrohet në një  "katastrofë" ekologjike, për shkak të ndotjes që krijohet nga mbetje të ndryshme që grumbullohen në të, që vijnë nga Kosova dhe fshatrat e Kukësit do të tërheqë vemendjen e dy qeverive, ku pritet t’i jepet edhe statusi i "Liqenit".Gjatë një inspektimi të kryer në brigjet e liqenit të ministrit të mjedisit të Kosovës, Ferid Agani, u deklarua projekti prej 60 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza ndotëse të Fierzës.Ferid Agani : “Ne si Republikë e Kosovës kemi marrë të gjitha masat që ky liqen të furnizohet me ujë nga Drini i Bardhë, i cili duhet të jetë i pastër. Në rrjedhën e Drinit të Bardhë kemi siguruar investime 60 mln euro të cilat do të shfrytëzohen për menaxhimin e plotë të ujërave të zeza në qytetin e Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit. Brenda deri 2-3 viteve do të sigurojmë që ky ujë të jetë plotësisht i pastër”.Ndërhyrja u cilësua e domosdoshme nga Prefketi i Kukësit, pasi sipas tij liqeni do të shfrytëzohet edhe për turizëmSafet Gjici : “Të dy qeveritë të parashtrojnë një project të përbashkët përsa i përket pastrimit të liqenit. Besoj që liqeni duke qenë në një sipërfaqe kaq të madhe, meriton që të marrë statusin ‘liqen’ sepse shërben jo vetëm për të prodhuar energjinë elektrike tek hidrocentrali i Fierzës, por edhe për turizmin”.Gjatë vitit të kaluar, brigjet e basenit ujëmbledhës të hidrocentralit të Fierzës u mbuluan nga qindra tonë mbeturina.