SHBA, Tahirit i kërkon ndihmë Kaidanow për Drejtorinë e antiterrorit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar Kreu e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Tina Kaidanow ndihmë për Drejtorinë e antiterrorit të sapongritur në Policinë e Shtetit.Kërkesa e tahirit u shpreh gjatë punimeve të Samitit kundër terrorizmit që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri u takua me Kreun e Byrosë kundër Terrorizmit në Departamentin e Shtetit, Tina Kaidanow.Ministri Tahiri informoi Kaidanow lidhur me masat e marra nga Shqipëria në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, radikalizmin dhe terrorizmin.Ambasadorja Kaidanow theksoi se Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke filluar nga hetimet dhe procedimet penale, si dhe amendimet ligjore në këtë fushë.Ajo vlerësoi angazhimin e madh të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, së bashku me partnerët ndërkombëtarë.Ministri i Punëve të Brendshme kërkoi mbështetjen e Byrosë Kundër Terrorizmit, për Drejtorinë Antiterror të sapo-ngritur në Policinë e Shtetit në Shqipëri.Kaidanow u shpreh e gatshme për të filluar menjëherë një program intensiv për mbështetjen paraprake, por edhe më gjerë për këtë njësi.Ministri Tahiri i prezantoi Ambasadores Kaidanow propozimin e tij, për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta rajonale, si e vetmja rrugë për të luftuar terrorizmin.Kaidanow mbështeti këtë ide dhe shkoi më tej duke shprehur nevojën për ngritjen e një Task-force rajonale, për hetime të përbashkëta. Ambasadorja i shprehu ministrit Tahiri interesin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur iniciativa të fokusuara dhe productive, për përpjekje të përbashkëta rajonale.