Sot, 24 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha

Shënohet sot 24 vjetori i rënies së bustit të diktatorit, Enver Hoxha. Ndërsa një vit më parë opozita zhvilloi një protestë, sivjet do të ketë aktivititete në përkujtim të kësaj dite, ku do të marrin pjesë përfaqësues të PD dhe aleatëve të saj si dhe shoqata të ndryshme dhe studentët e dhjetorit.Ndërkaq kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi do të zhvillojë një takim me të rinjtë e partisë së tij.Rrëzimi I bustit të ish-dikatorit erdhi pas grevës së urisë së studentëve.Nga Qyteti-Studenti turma e studentëve dhe qytetarëve u nis drejt rrugës së Elbasanit dhe më pas në sheshin "Skënderbej", ku pas përleshjeve me policinë, u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës.