Vdekja e 7-vjeçares, i gjendet strehim në Laç familjes, punësohet nëna

Kurbin- Rasti i vdekjes së 7-vjeçares, Pamela Jahja, në Shullaz të Kurbinit ka vënë në lëvizje insitucionet.Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur është ngritur një grup pune nga Shërbimi Social, zyra e punësimit si dhe Bashkia e Laçit ku është siguar një vend strehim me qera për këtë familje shuma e së cilës është marrë përsipër të paguhet nga një Shoqatë, ndërsa është siguruar edhe një vend pune për zonjën e shtëpisë.Kjo është bërë e ditur nga nga punonjësa sociale pranë Bashkisë së Laçit, Florinda Jaku, e cila ishte thirrur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Laçit për të dhënë shpjegime për rastin në fjalë.Në mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak  të thirrur për çështjen e familjes Jahja është miratuar dhe një fond prej 20 mijë lekësh të reja në ndihmë të tyre, ndërsa shumë prej këshilltarëve janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme dhe duhen ndihma të tjera.Tashmë në një kohë shumë të shpejtë familja Jahja do të strehohet në një ambjent pranë konviktit të qytetit.Por kjo është vetëm një zgjidhje emergjente, pasi është bërë e ditur se për këtë familje do të sigurohet një banese tjetër me kushte bashkohore.