Të Paekspozuarit/Parkingjet në Tiranë, pse u tërhoq Bashkia për ti dhënë me koncesion
Emisioni “Te Paekspozuarit ka trajtuar sonte (e enjte, 19 shkurt) temen e parkimeve publike ne Tirane, per te cilat Bashkia propozoi te jepeshin me koncesion ne kompani private, por me pas u terhoq nga ky propozim.Ne materialin filmik te emisionit, eksperti Sadedin Çeliku vuri ne dyshim proçeduren e koncesionit, sipas tij nuk duhet perdorur procedura e koncesionit per nje aktivitet qe nuk eshte prodhim por sherbim. Pse Bashkia nuk menaxhon parkingjet publike?Më pas debati u zhvendos në studio, mes ideatorit dhe drejtuesit të këtij emisioni Ylli Rakipi, dhe të ftuarve: Albert Brokaj, ish kryetar i Bashkisë Tiranë, Artan Lame, kreu i ALUIZNI- t, Eridian Saliani, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dritan Shutina,Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Zvillim e Kontabilitet, si dhe aktivisti i shoqërisë civile.Parkimi në Tiranë, pse u tërhoq Bashkia për ti dhënë me koncesionNe Tirane nuk ka nje nderrmarje te dedikuar per parkimin publik ne Bashki, por ndryshe ndodh ne Serbi, Maqedoni etj. Keto jane kompani fitimprurese dhe menaxhohen direkt nga Bashkite e ketyre qyteteve. Siç pranon dhe nen/kryetari i Bashkise, Enno Bozdo, ne Tirane deri me tani kete menaxhim e ben zyra e Tatim-Taksave te Bashkise, por ky eshte paradoks, pasi Tatim-Taksat presupozohet qe tatojne biznese private te ndara nga Bashkia, ndersa parkingjet publike jane pjese e Bashkise.Emisioni zbulon se Bashkia e Tiranes nuk ka pasur asnjehere nje studim per çeshtjen e parkimeve. Edhe studimi i fizibilitetit i paraqitur se fundmi, eshte realizuar vetem pas beri oferten kompania private.Nga ana tjeter, Bashkia ne 20 vite nuk ka respektuar dhe kerkuar zbatimin e parimit per ndertimit te parkingjeve nentokesore ne pallatet e reja.Bozdo thote se jane 250 pallate qe kane shkelur kete detyrim perpara vitit 2011, por ne relacionin e koncensionit, Bozdo nuk ka percaktuar se sa pallate me parkingje nentokesore ka realizuar Bashkia e drejtuar nga Basha. Bozdo thote qe nuk e ka kete shifer.Kronika e përmbledhur Ja çfare zbuloi emisioni Data 11 shkurt 2015. Në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Përfaqësuesit politikë po shqyrtojnë një konçesion të pazakontë për qytetin. Disa kërkojnë votim të menjëhershëm, të tjerët hezitojnë.[caption id="attachment_467568" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Këshilli Bashkiak i Tiranës[/caption]Ky dokumentacion duhej t’i shkonte Këshillit, por gjithçka u anulua, Bashkia u tërhoq nga nisma e saj për dhënien me konçension të parkimeve të qytetit.Ky ishte një koncesion që sipas Bashkisë, do të disiplinonte jo vetëm tregun publik të parkimeve, por do të ndihmonte dhe në përmirësimin e trafikut rrugor në një qytet ku rrugët dhe sinjalistika lënë për të dëshiruar, ku popullësia shtohet dita-ditës, ndërsa hapësirat e parkimeve sa vinë e ngushtohen.Mirëkuptimin e qytetarëve e kërkoi dhe Bashkia, e cila propozoi si zgjidhje kalimin e parkimeve publike në pronë të një kompanie private, duke caktuar dhe numrin e vendparkimeve që kjo kompani do të kishte.Po a e zgjidhte problemin ky numër parkimesh i parashikuar për tu dhënë me koncesion?Ish zv.ministri i Transporteve, Sadedin Çeliku, është i sigurt se synimi i koncesionit ishte diku tjetër.[caption id="attachment_467583" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Ish zv.ministri i Transporteve, Sadedin Çeliku[/caption]Bashkia tentoi t’ia transferonte monopolin e saj të parkimeve publike një kompanie private, ndonëse nënkryetari i Bashkisë, ka një koncept të vetin mbi monopolet.Përveç kalimit në monopolin privat, nisma e Bashkisë ngre pyetjen se përse një biznes shërbimesh si parkingjet, duhej të trajtohej me ligjin e koncesioneve?Sikur të mos mjaftonte tentativa për t’ia kaluar këtë monopol një kompanie private, Bashkia në relacion shkruante se afati maksimal i këtij koncesioni mund të ishte 35 vite.Relacioni zbulon se Bashkia nuk kishte pasur kurrë një studim për çështjen e parkimeve. Zyrtarët e Bashkisë thonë se hartuan një studim, vetëm pasi erdhi oferta nga kompania private.Kompanitë private me siguri që do të kenë oreks për monopole, kur vetë Bashkia shfaqet e paaftë për të ofruar zgjidhje me parkimet e qytetit.Por njësoj e paaftë ka rezultuar Bashkia e Tiranës në 20 vitet e fundit dhe për të disiplinuar godinat e reja, duke i detyruar ndërtuesit që të ndërtonin parkingje të nëndheshme. Një kriter i shkelur masivisht nga ndërtuesit që fitonin lejet në Bashki.Zoti.Bozdo preferon të theksojë dështimin me ndërtimet e bëra deri në vitin 2011. Por kur e pyesim sesa parkingje të reja nëntokësore ka hapur administrata e zotit Basha, ai thotë: “Nuk e kam këtë shifër, më duhet të konsultohem dhe t’ua them”.[caption id="attachment_467581" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Eno bozdo[/caption]Ky është sheshi “Italia”, pjesë e trashëgimisë tonë historike. I konceptuar dhe ndërtuar në periudhën e fashizmit nga italianët. Por sheshi “Italia” është kthyer dhe në simbolin e dështimit të Bashkisë së Tiranës me parkimet.7 vite më parë Bashkia dha një koncesion për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore këtu, mbi 1 mijë e 500 automjete ishte parashikuar kapaciteti. Projekti është i bllokuar.Punonjësit bashkiakë, të veshur me uniforma ta paqarta, enden në mes të pluhurit dhe përpiqen pa sukses të mbledhin ndonjë të ardhur nga qytetarët që parkojnë automjetet.Në këtë shesh ka një qarkullim të rëndësishëm automjetesh dhe parkimesh, por Bashkia mbledh të ardhura krejt modeste.Krejt ndryshe ndodh pak kilometra larg Shqipërisë, në kryeqytetin e Shkupit në Maqedoni. Ndërmarrja e Parkimit të Qytetit, rezulton si kompania më fitimprurëse e Bashkisë së Shkupit, parkimet publike janë tërësisht nën kontrollin e saj.Duke kombinuar teknologjinë e fundit, kjo ndërrmarje e Bashkisë së Shkupit arrin t’i shërbejë qytetarëve duke u ofruar parkim edhe nëpërmjet sistemit online dhe shërbimit të integruar telefonik.Po në kryeqytetin tone pse mungon ky sukses që gjejmë në Shkup?Ndonëse parkimi publik është një biznes i sigurt, Bashkia e Tiranës nuk ka ditur asnjëherë të ndërtojë një ndërrmarje apo një ekip për ta bërë efiçent atë.Njësoj ka dështuar dhe këtu, në zonën e ish-B llokut, ku shoferëve u duhet mundim dhe kohë për të siguruar një vendparkim, e ku disa biznese private punojnë me 3 turne, në këtë zonë qarkullimi nuk ndalet asnjëherë.Edhe parkingjet publike të kësaj zone, Bashkia parashikoi që t’ia jepte firmës koncesionare, një dhuratë e artë, një minierë paraje. Po a ishte pikërisht kjo zonë, synimi kryesor i koncesionit?Le të bëjmë dhe ne një përpjekje për ta parë Tiranën njësoj si nënkryetari i Bashkisë, në totalitetin e saj.Shkojmë në distancë me qendrën, në rrugën “Mine Peza”.Kjo është një tjetër rrugë e Tiranës që Bashkia parashikonte t’ia kalonte koncesionarit privat të parkimeve.“Mine Peza” ka një trafik të spikatur, fluksi i automjeteve në tokë dhe lëmshi i kabllove elektrike në ajër i japin kësaj rruge një pamje të mbingarkuar.Arsyeja lidhet me ndërtimet e vjetra dhe të reja të bëra anës kësaj rruge. Ato janë ndërtime pa parkingje nëntokësore, ç’ka sjell dhe mbingarkesën.Po si e kishte menduar plani i Bashkisë zgjidhjen e parkingjeve tek “Mine Peza” nëpërmjet koncesionarit privat?Po ku vallë? Ku mund të parkojnë rezidentët dhe banorët e rrugës “Mine Peza”? Banorët e kësaj rruge, shpesh i parkojnë makinat dhe mbi trotuar apo lulishte, për shkak të numrit të kufizuar të parkingjeve.Nëse koncesionari do u merrte banorëve dhe një pjesë të këtyre hapësirave për parking, banorëve të kësaj rruge do u duhej të shisnin makinat, ose të shkonin e të parkonin në një rrugë tjetër, me pagesë.Paaftësia e Bashkisë për të disiplinuar trafikun dhe siguruar parkingje ka sjellë pasoja direkte mbi qytetarët. Si në rrugën “Myslim Shyri” psh.Ndonëse një zonë me shumë dyqane dhe aktivitet biznesi, “Myslym Shyri”ofron fare pak vende parkimi. Banorët, biznesmenët e zones, por dhe të tjerë, u duhet të parkojnë paralel, në kundravajtje.Për pasojë policia i gjobit ata. Por ndërsa policia di të ndëshkojë parkimin e gabuar, askush nuk mban përgjegjësi për mungesën e theksuar të vendparkimeve. Shteti di të ndëshkojë, por ende nuk di të ofrojë zgjidhje.[caption id="attachment_467582" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Shefi i Transportit Rrugor, Ervin Dervishi[/caption]Propozimi i Bashkisë për dhënien me koncesion të parkingjeve në Tiranë, ishte vërtetë i çuditshëm.Bashkia e pranon hapur se është e paaftë të zgjidhë problemin serioz të parkingjeve publike në Tiranë. Në emër të këtij problemi, Bashkia justifikoi nismën për dhënie me koncesion.Por ndërsa kjo nismë si rregull duhej të zgjidhte problemin, Bashkia, si pa të keq, e pranon dhe vetë se edhe sikur ky koncesion të jepej, problemet e parkimit do mbeteshin njësoj për qytetarët e Tiranës.Këshilltarët e Bashkisë duhej të mblidheshin sot për të vendosur mbi koncesionin e parkimeve publike.Salla është e qetë, e ç’tendosur….tensionet e pritshme u shmangën, ishte vetë Bashkia që u tërhoq nga propozimi i bërë një javë më parë.Një propozim i bërë në emër të zgjidhjes, por që u duk se po i komplikonte më shumë punët në këtë qytet.Në 20 vite Bashkia e Tiranës, të gjitha administratat e saj, nuk ishin të afta të siguronin ndërtimet e reja me parkingje nëntokësore.Njësoj të paafta rezultojnë dhe në menaxhimin e atyre parkingjeve publike mbi tokë.Me sa duket jetojmë në epokën e koncesioneve, ku nuk mjaftojnë 20 vite për të krijuar një ndërmarrje publike të parkimeve në Bashki, por ama… mund të mjaftojë dhe 1 javë për t’ia dhënë parkimet e qytetit një monopoli privat.A thua se kjo sallë ka qenë përherë bosh këto 20 vite dhe askush nuk ka shkuar aty për të rrëfyer problemet e qytetit..[caption id="attachment_467572" align="alignnone" width="640"]
Të ftuar në studio: Eridian Salianji, Artan Lame, Albert Brojka , Dritan Shutina[/caption]
