Topi për zgjedhjet vendore: Do bëjmë aleancë që të sigurojmë votat e mbështetësve
Nga Berati, gjatë takimit me strukturat Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi paralajmëron aleancë për zgjedhjet vendore, në mënyrë që të garantojë votat e mbështetësve.Bamir Topi: “Partia jonë është e predispozuar që në zgjedhjet e pushtetit vendorë të shkojë drejt një bashkëpunimi dhe pse deri më sot nuk kemi projektuar gjëra konkrete sepse të futesh në kualicion kërkon që të përkosh programin tënd me një parti tjetër dhe kërkon predispozicion nga të dyja palët. Ne po pregatitemi që në çdo lloj rrethane të konkurojmë qoftë edhe të vetëm, por dëshira jonë është që të futemi në një kualicion që do ti garantojë edhe votat e partisë tonë.”Pas Beratit, kreu i FRD takoi dhe strukturat e Kucovës, nga ku u kujtoi mbështetësve që para se të hedhin votën të mendojnë, cka bërë politika për ta.Bamir Topi: “Kjo zone, Kuçova, ka potenciale te jashtezakonshme por njerezit duhet te jene me te mençur dhe te mos shkojne qorrazi ne votime dhe te bien pre e atyre monopoleve qe lidhen direkt me politiken. Perplasjet politike e kane lene edhe kryeqytetin e vendit ne nje gjendje mizerabel. Jane rritur semundjet kanceroze ne vendin tone per shkak te ndotjes se mjedisit. Indeksi i ndotjes se mjedisit eshte alarmant dhe askush nuk jep shifra. Lumenjte dhe pyjet u shkaterruan,po ndertohet aty ku s'duhet dhe prandaj permbytemi.”