Parkingjet në Tiranë, Brojka: Mungesa e shërbimeve, faji i politikës

Emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit trajtoi dje në mbrëmje, 19 shkurt çështjen e parkimeve publike në Tiranë, për të cilat Bashkia propozoi të jepeshin me koncesion te një kompani private për 35 vjet, por më pas u tërhoq nga kjo nismë.

Në pjesën e parë të emisionit u paraqit një material filmik për situatën e parkingjeve publike në kryeqytet dhe koncensionin që u synua të jepej. Më pas debati u zhvendos në studio, ku ish kryetari i bashkisë së Tiranës Albert Brojka ja vuri fajin politikës për mungesën e projekteve që garantojnë shërbim cilësor për qytetarët.

te pakespozuarit 1

Ja një pjesë nga debati në studio

Artan Lame : " Që këtu fillon tmerri i kësa gjëje. Ishin rreth 50 veta që ka Këshilli Bashkiak, nga të cilët duhej gjysma, pra me 30 veta do vendosnim për 400 mijë të tjerët se ça do hiqnin për 35 vjet rresht"Albert Brojka : "Nëse na vjen e keqja dhe ankohemi për mirëqënien apo për shërbimin, apo për diçka tjetër, e keqja parë vjen nga politika. Në vend që të ulen e të merren vesh me njëri-tjetrin, të miratojnë një projekt që u shërben qytetarëve, nisen nga interesa të ngushta. Kur e shtrova argumentin teknikisht, e hodha poshtë atë projekt, por ama fajin e ka politika, të dyja palët".Sazan Guri : "Tiranës dhe qytetarit nuk i është afruar, jo në kohën e Bashës, por 25 vjet. Sepse edhe kur zoti Kryeministër ishte kryetar bashkie 9 vjet, nuk mundi të ofronte një plan të përgjithshëm urban ku të menaxhoheshin mbetjet, korsia e biçikletës se Tirana është një qytet fushor".Dritan Shutina : "Mund të diskutohet edhe një marrëdhënie kontrate shërbimi, por absolutisht jo më shumë se tre vjet gjithnjë duke pasur parasysh një analizë kosto-përfitimi. Pra në këtë pikë, diskutimi publik apo privat është i hapur, për sa kohë diskutimi për kostot dhe përfitimet bëhet transparent".Gjate emisionit, opyetur edhe nga gazetari Ylli Rakipi drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame perseriti deshiren per t’u perzgjedhur kryetar bashkie I tiranes ne zgjedhjet e ardhshme vendore.Artan Lame: "Ky qytet në këtë momente ka nevojë të kthehet në një qytet normal, të jetueshëm. Disa më thanë që më hanë duart për para, por unënuk kam turp prapë ta them që më hanë duart për këtë qytet"Te ftuarit në panel trajtuan edhe problematikën e ndërtimeve në Tiranë dhe mungesën e një plani urbanistik.