Vdes ne borë një 3 vjeçar në Toronto
Një djalë i vogël ka humbur jetën në Toronto pasi kaloi shumë orë në borë dhe në të ftohtin e acartë. 3 vjeçari vdiq në spital, pasi u gjet thuajse pa shenja jete nga banorë të lagjes. Elijah Marsh ishte larguar nga shtëpia e tij vetëm me një bluzë të hollë dhe çizme.Pas disa orësh kërkime, djali i vogël u gjet jo shumë larg prej këtu, deklaroi për mediat Frank Barredo një inspektor policie në Toronto.Në operacionin e kërkimit u përfshinë të gjithë fqinjët dhe miqtë e familjes që kishin humbur fëmijën. Më pas ai u gjet në oborrin e një shtëpie private, rreth 300 metra larg bllokut të pallateve ku banonte, pas 6 orësh në borë dhe të ftohtë, ku temperaturat shënonin minus 30 gradë.Nuk ka shumë detaje se si 3 vjeçari përfundoi jashtë shtëpisë , por sipas banorëve përreth, Eliah kishte dalë fshehurazi nga shtëpia në orët e para të mëngjesit, teksa prindërit e tij ishin në gjumë.