Borxhi i Greqisë, sot takimi i ministrave të Financave të eurozonës

Ministrat e Financave të Eurozonës do të zhvillojnë një takim të tretë jetik në Bruksel, në përpjekje për të zgjidhur krizën e borxhit grek.Greqia i kërkoi zyrtarisht eurozonës zgjatjen me 6 muaj të afatit të borxhit, i cili skadon më 28 shkurt 2015, por Gjermania e refuzoi me argumentin se kërkesa nuk është e mjaftueshme për zgjidhjen e ngërcit.Një burim i qeverisë greke tha se  Eurogrupi ka dy alternativa: Ose të pranojë ose të refuzojë kërkesën e Greqisë. Gjithashtu të premten parlamenti grek do të votojë një seri ligjesh mbi reformat  sociale.Të enjten vonë kryeminstri Aleksis Tsipras  zhvilloi një bisedë telefonike me kancelaren Angela Merkel. 50 minutat e komunikimit mes tyre një zyrtar i qeverisë greke i ka komentuar konstruktive, duke shtuar se biseda u zhvillua në klimë pozitive drejt gjetjes së një zgjidhjeje të dobishme si për Greqinë dhe zonën euro" .Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë thirrje udhëheqësve evropianë dhe Greqisë që të bëjnë lëshime në negociatat për marrëveshje.