Provokimet ruse, avionë luftarakë pranë Britanisë së Madhe

Dy avionë ushtarakë rusë janë pikasur pranë hapësirës ajrore britanike në brigjet e Kornuollit, megjithatë sipas raportimit të autoriteteve britanike dy avionët nuk shkelën në hapësirën e e Mbretërisë së Bashkuar.Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes, Majkëll Fellon, pranoi se këto veprime të Presidentit rus, Vladimir Putin përbënin një kërcënim të madh për Europën, veçanërisht për tre shtetet balltike.Ndërsa kryeministri, Devid Kameron, u përpoq të qetësonte popullin britanik duke minimizuar rrezikun që përbëjnë këto fluturime."Dua të siguroj njerëzit që sa herë ndodh ky veprim, ne ngremë në fluturim avionët tonë "Tajfun" dhe i shoqërojmë këto avionë jashtë zonës së interesit të Mbretërisë së Bashkuar.Gjithashtu dua të theksoj se avionët rusë nuk janë futur kurrë në territorin britanik. Këto episode vërtetojnë se ne kemi avionët, pilotët dhe sistemin e duhur për të mbrojtur vendin".Fluturimet e avionëve rusë, që janë shpeshtuar së tepërmi muajt e fundit, sidomos pas nisjes së krizës në Ukrainë.Vetëm dy javë më parë, qeveria britanike thërriti në takim Ambasadorin rus në Londër për të kërkuar shpjegime mbi këto veprime që shpesh kanë rrezikuar edhe aksidente në trafikun ajror, pasi avionët rusë nuk komunikojnë me kullat e vrojtimit.