Video shokuese e ISIS: Vriten me shkelma ushtarët sirianë
Këto pamje makabre janë xhiruar në Raka, kryeqytetin "de facto" të Shteti Islamik. Qindra mbështetës së Kalifatit të vetëshpallur nga grupimi terrorist shihen teksa shkelmojnë për vdekje disa ushtarë sirianë e më pas tërheqin trupat e tyre me motorë nëpër qytet.Pamjet barbare të vrasjes së tre ushtarëve besohet se janë pjesë e disa filmimeve propagandistike të publikuar nga terroristët, si pamjet e tmerrshme të prerjeve të kokave dhe djegia për së gjalli e pilotit jordanez pak javë më parë.Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut në Londër, ushtarët besohet se janë pjesë e një grupi prej 32 vetësh të marrë peng në veri të Alepos një ditë më parë. Betejat rreth qytetit të dytë më të madh në Siri janë ndërsa forcat qeveritare përpiqen të ndalojnë përparimin e atyre opozitare.Por nëse Shteti Islamik konsiderohet një organizatë terroriste, grupime të tjera që i janë kundërvënë regjimit të Bashar Al-Asadit shumë shpejt do të marrin ndihmë në formën e armatimeve dhe trajnimeve nga ana e koalicionit ndërkombëtar.Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për zhvillimin e këtyre trajnimeve brenda territorit turk, në kufi me Sirinë. Amerika po planifikon të dërgojë atje rreth 400 trupa, përfshi edhe ato të operacioneve speciale, për të trajnuar rreth 5000 rebelë të moderuar.