Aksident në Tiranë, vdes vajza e ish-Ambasadorit Kola, plagoset gazetari Peka

Aksidentohet për vdekje, Fleura Kola,vajza e ish-Ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Llesh Kola. Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e mbrëmjes, në afërsi të Mulletit në aksin Tiranë-Elbasan.29-vjeçarja po udhëtonte në mjetin tip “ Benz Class” me targa AA 099 GB të gazetarit Çim Peka, kur janë përplasur me një tjetër “Audi” me targa AA 566 HT drejtohej nga Edmond Pelushi.Tiranë-Gazetari i njohur shqiptar, Çim Peka, mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një aksident që i mori jetën, vajzës me të cilën udhëtonte në makinë.Mjeti tip “Benz” me targa AA 099 GB, që drejtohej nga gazetari Peka u përplas të kthesa e Mulletit me një mjet tjetër.Aksidenti rezultoi fatal për Fleura Kolën, vajzën 30-vjeçare të ish-Ambasadorit të vendit tonë në Romë Llesh Kola. Ndërsa kjo foto e viktimës është marrë nga profili i saj në Facebook.[caption id="attachment_467629" align="alignnone" width="640"]cim peka aksident Në foto: Fleura Kola (vajza e ish Ambasadorit Llesh Kola ) dhe gazetari Çim Peka[/caption][caption id="attachment_467641" align="alignnone" width="640"]fleura (Në foto: viktima Fleura Kola, vajza e ish-Ambasadorit të vendit tonë në Romë Llesh Kola)[/caption]Nga të dhënat e para aksidenti u shkaktua nga mungesa e sinjalistikës në rrugë, por nuk përjashtohet edhe shpejtësia e madhe e lëvizjes së dy makinave.Përplasja ka qenë e fortë dhe ka dëmtuar rëndë makinën e gazetarit Peka që është përmbysur duke bllokuar viktimën.Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësë për të nxjerrë trupin e pajetë të 30 vjeçares Kola nga mjeti. Burime policore thanë se vajza e re kishte marrë dëmtime të forta në kokë, të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen.Ndërkohë gazetari Çim Peka ka marrë fraktura në qafë, këmbë e pjesë të tjera të trupit, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në Spitalin e Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.I plagosur në aksident ka mbetur edhe shtetasi Edmond Pelushi që drejtonte mjetin tip “Audi” me targa AA 566 HT.Ky është aksidenti i dytë që përfshin familjen Peka. Vetëm pak kohë më parë djali i vëllait të gazetarit, ish-Zëvendës.Ministrit të Brendshëm, Avenir Peka humbi jetën në një aksident tragjik pranë Kopështit Botanik.[caption id="attachment_467553" align="alignnone" width="640"]Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015 Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_467552" align="alignnone" width="640"]Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015 Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_467524" align="alignnone" width="640"]cimii Në foto: Gazetari Çim Peka dhe makina në të cilën u aksidentua 19 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_467620" align="alignnone" width="640"]cim peka 2 Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015[/caption] [caption id="attachment_467621" align="alignnone" width="640"]cim peka 3 Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015[/caption]  [caption id="attachment_467622" align="alignnone" width="640"]cim peka Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_467530" align="alignnone" width="640"]Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015 Pamje nga vendi ku u aksidentua gazetari Çim Peka, 19 shkurt 2015[/caption]