Gjermania refuzon kërkesën e Greqisë, nuk shtyn kredinë
Gjermania ka refuzuar kërkesën e Greqisë për zgjatjen edhe për gjashtë muaj të kredisë ndërkombëtare.Refuzimi erdhi edhe pse Komisioni Evropian e kishte quajtur "pozitive" kërkesën e Greqisë.Athina kishte kërkuar një pako të re ndihmëse për gjashtë muaj dhe jo ripërtritjen e marrëveshjes.Megjithatë, një zëdhënës i Ministrisë së Financave gjermane tha kërkesa nuk ishte "ndonjë propozim i konsiderueshëm për një zgjidhje".Kërkesa greke përfshin një zotim për të ruajtur "ekuilibrin fiskal" për një periudhë gjashtëmujore, derisa vendi negocion me partnerët e eurozonës mbi rritjen e afatit dhe uljen e borxhit.Zëdhënësi gjerman tha se kërkesa greke është një përpjekje për "mbikalim financiar, pa plotësimin e kërkesave të programit. Letra nuk i plotëson kriteret për të cilat kishin rënë dakord Eurogrupi të hënën."Greqia dhe anëtarët e Eurozonës aktualisht kanë mosmarrëveshje rreth kthimit të borxhit nga Greqia në vlerë prej 240 miliardë dollarë, afati për të cilin borxh pritet të skadojë në fund të shkurtit./rel/