ISIS i afrohet Europës/ Planifikon sulme në Turqi e Bullgari. Hashtag në Twitter: Po vijmë në Romë

Militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë në Turqi dhe po planifikojnë që të kryejnë sulme terroriste në misionet diplomatike në Ankara dhe Stamboll.Lajmi konfirmohet nga mediat turke që citojnë burime brenda Shërbimit Informativ të Turqisë, MIT. Siç thuhet, disa nga ekstremistët, në mesin e të cilëve sirianë dhe palestinezë, gjithashtu planifikojnë të hynë në territorin bullgar në mënyrë që të kryejnë sulme në vendet e Bashkimit Europian.Ndërkohë në rrjetin social Twitter, radikalët kanë postuar hashtagun "Po vijmë në Romë!" për të sulmuar selinë e Vatikanit.Sipas Rita Katz drejtuese dhe bashkëthemeluese e Grupit të inteligjencës për kërkime ndërkombëtarëve të grupeve terroriste me qendër në Washington një hashtag i ri është publikuar në Tëitter “Po vijmë në Romë”. Gjithashtu terroristët kanë shtuar se “ISIS vjen në Romë me vullnetin e Zotit”.8ISIS në Turqi, e thonë mediat Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se rreth 3000 ekstremistë nga grupet ultraradikale në Siri dhe Irak kanë hyrë në Turqi përmes kufirit jugor, pasi dështuan që ta rimarrin në kontroll qytetin kufitar sirian, Kobani.Besohet se disa nga këta ekstremistë, në mesin e të cilëve ka edhe komandantë, po planifikojnë sulme dhe ata tashmë gjenden në Turqi, thuhet në raportin e Shërbimit Informativ të Turqisë."Ekspertët e ekstremistëve për sulme vetëvrasëse dhe me bomba planfikojnë sulme në misionet e forcave aleate në Stamboll dhe Ankara", thonë burimet.Alarmi për depërtimin e militantëve të Shtetit Islamik në Turqi vjen në të njejtën ditë kur vendi arriti marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të kryer stërvitjen dhe armatimin e rreth 5000 forcave të rebelëve të moderuar sirianë, të cilët do të luftojnë në terren për të mposhtur ekstremistët e ISIS.Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Turqi rreth 400 trupa të forcave speciale për të kryer trajnimin e rebelëve sirianë.Video shokuese e ISIS: Vriten me shkelma ushtarët sirianë Ndërkohë, ekstremistët vazhdojnë të publikojnë video propagandistike.Më e fundit është ajo e xhiruar në Raka, kryeqytetin "de facto" të Shteti Islamik, ku qindra mbështetës së Kalifatit të vetëshpallur nga grupimi terrorist shihen teksa shkelmojnë për vdekje disa ushtarë sirianë e më pas tërheqin trupat e tyre me motorë nëpër qytet.Sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut në Londër, ushtarët besohet se janë pjesë e një grupi prej 32 vetësh të marrë peng në veri të Alepos një ditë më parë. Betejat rreth qytetit të dytë më të madh në Siri janë shpeshtuar ndërsa forcat qeveritare përpiqen të ndalojnë përparimin e atyre opozitare.