Rama në Bruksel takon Juncker, KE rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë

Komisioni Europian do të vijojë të jetë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj integruese.Garancia është dhë nga Presidenti i KE, Jean Claude Juncker në takimin e parë që ai pati  me kryeministrin Edi Rama.Juncker dhe Rama u takuan mëngjesin e së enjtes, 19 shkurt 2015, në Bruksel, dhe mësohet se perspektiva europiane e vendit tonë ka qenë lajmotiv i bisedës.Margaritis Schinas , zëdhënës i KE, zbardhi një pjesë të takimit, në një konferencë ëpr shtyp.Margaritis Schinas : "Presidenti Junker u takua sot me kryeministrin Rama. Ata diskutuan për perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rolin kontruktiv të këtij vendi në rajon.Junker rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë në rrugën europiane. Kjo është hera e parë që Junker takohet me Ramën si president i Komisionit Europian".Situata e përmbytjeve duket se ka marrë gjithashtu vëmendjen në takimin mes Ramës e Junker.Mësohet se Presidenti Junker, shprehu keqardhjen e madhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në disa prej rajoneve të Shqipërisë. Ai nënvizoi se Komisioni është duke mobilizuar ndihmën e emergjencës nëpërmjet mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.Kreu i qeverisë shqiptare është i pari udhëheqës i Rajonin që pritet nga Juncker që pas zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.Në këtë vizitë zyrtare, shefi i qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha , ministre e Integrimit.rama