Krujë, e qëllojnë me çifte në banesë, i lënë mesazhin “Largohu Kaur”

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur fshatin Mallkuç të Krujës. Persona të panjohur kanë shtënë disa herë me cifte në banesën e bashkëfshatarit.Ngjarja e rëndë ndodhi orëve të mbrëmjes së të mërkurrës 18 shkurt. Nga të shtënat janë thyer xhamat e banesës dhe xhamat e makinës në oborrin e shtëpisë. Për fat të mirë 3 fëmijët e Ndue Kacit kanë shpëtuar pasi rastësisht së bashku me nënën e tyre,  nuk ndodheshin në divanin pranë dritares.Ndue Kaci: “Kam 6 muja që kam ardhur në këtë banesë, kam kaluar shumë mirë me banorët e këtij fshati, por këtu më kanë dalë si në Siri. Më kanë gjuajtur nga rruga në banesën time, u tmerrua dhe familja por shyqyr që nuk na ndodhi ndonjë vrasje”Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur në portën e jashtme të banesës së Ndue Kacit, I ardhur në Mallkuc nga një fshat më i largët i Krujës, ishte vendosur një parullë që bie ndesh me harmoninë fetare aq të përfolur në Shqipëri. "Largohu Kaurr!" ishte mbishkrimi i vendosur në portën e Ndue Kacit.Ndue Kaci:  “Frikë, jo që pata se unë nuk i kam bërë asgjë dikujt, por me shkrimin që me kanë lënë te porta “Largohu Kaur”, kjo del sikur është dicka fetare. Unë nuk e kam të zorshme për tu larguar, por vetë më kanë future këtu”Policia e Krujës ka nisur këqyrjen e vendit ku ndodhën të shtënat, por pa mundur ende të arrestojnë autorët e mundshëm. [caption id="attachment_467062" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Ndue Kaci dhe parulla "Largohu Kaur" Në foto: Ndue Kaci dhe parulla "Largohu Kaur"[/caption]