Avioni Boeing që ngjan si jaht nga brenda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2015, 09:42
Nga ajri si në një jaht luksoz. Me një kosto prej rreth 400 milion paund, një avion Boeing 747-8 është personalizuar nga kompania amerikane Greenpoint për një klient të cilit nuk i është përmendur emri. Në bazë të kërkesave, avioni, i cili mund të mbajë rreth 450 njerëz është kthyer në një ambient luksoz me salla, dhoma takimi, dhoma gjumi dhe një ashensor për të hypur në bord.