Libia, thirrje Kombeve të Bashkuara t’i heqin embargon e armëve për të ndaluar ISIS-in
Libia i ka kërkuar Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara t’i heqë embargon e armëve në mënyrë që të mund t’ja dalin me Shtetin Islamik dhe militantët e tjerë.Ministri i Jashtëm, Mohammed al-Dairi, tha se kjo gjë do të ndihmonte qeverinë për të ndërtuar ushtrinë e saj në luftën kundër terrorizmit të shfrenuar.Egjipti tha të mërkurën e 18 shkurtit gjatë mbledhjes së Këshillit të Kombeve të Bashkuara, se e mbështeste kërkesën e Libisë.Militantë të ndryshëm rivalë kanë luftuar për të marrë kontrollin e Libisë që nga viti 2011.Situata e përkeqësuar e sigurisë ka rritur frikën se mos milicitë ndërluftuese të vendit mund t’i bashkohen militantëve të ISIS.Al-Dairi tha se Libia kishte nevojë për një vendim nga komuniteti ndërkombëtar në mënyrë që të ndalonte kërcënimin.“Nëse nuk na lënë mundësinë të kemi armë, kjo shkon në favor të ekstremistëve,” tha ai.Libisë nuk i janë lejuar armët që nga viti 2011, pas kryengritjes kundër ish-liderit Muammar Gaddafi.Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit, Sameh Shoukry, tha se e mbështeste heqjen e embargos së armëve në Libi, pasi situata po paraqitet tepër e rrezikshme.Ai gjithashtu bëri thirrje për një bllokadë detare për armët drejtuar zonave në Libi, që nuk ishin nën kontrollin e qeverisë ndërkombëtare Tobruk.