Poroshenko kërkon ndërhyrjen e trupave të OKB
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka kërkuar vendosjen e paqeruajtësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në lindje të vendit, me qëllim zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit.Në një takim urgjent me zyrtarë të lartë pas tërheqjes së trupave të tij nga qyteti i Debaltseve, Poroshnko u shpreh:"Sot do të diskutojmë për vendosjen e misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, i cili do të veprojë sipas mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB. Pas pranimit të vendimit të sotëm, ne do të fillojmë zyrtarisht punën dhe u bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë të nisin konsultimet me qëllim arritjen e paqes në lindje të vendit”.Rënia e qytetit të rrethuar të Debaltseve ishte një nga humbjet më të rënda të luftës për trupat e Ukrainës, të cilët kanë dështuar në zbrapsjen e rebelëve të mbëshetur nga rusia, të cilët po pushtojnë territore dhe qytete në lidnje të vendit."Ne duhet të jenë të gatshëm për të mbrojtur vendin. Unë mendoj se duhet të ndryshojmë ligjin ushtarak në këtë situatë lufte. Shpresoj që këshilli kombëtar dhe sigurimi kombëtar të miratojnë këtë propozim, tha presidenti ukrainas.Pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku të gjitha palët duhet të respektojnë armëpushimin, Rusia kurrë nuk kritikoi avancimin e rebelëve në qytetin strategjik Debaltseve.Disa orë para rënies së tij, Presidenti Vladimir Putin, deklaroi se Kievi duhet të lejojë trupat e tij të dorëzohen, në mënyrë që të shpëtojnë jetën e tyre.Vendet perëndimore vijojnë të akuzojnë Rusinë për mbështjetje dhe furnizmim me armë të rebelëve në lindje, por përgjigja nga Moska është përbuzje dhe mohim.