Përballja me Mustafën, Osmani: Kandidimi ka shumë barriera, s’largohem nga LDK gjithsesi
Vjosa Osmani, numri dy me i votuar i LDK-se në Kosovë, duket se do të jetë përballë Isa Mustafës në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie për të marrë drejtimin e saj.Ambicia nuk i mungon, edhe pse parasheh para saj vështirësi për të depërtuar për shkak edhe të sistemit zgjedhor.Në studiot e "Tonight Ilva Tare", mbrëmjen e 18 shkurtit në Ora News, Osmani deklaroi se ajo dhe grupi prej 9 deputetësh të LDK-së që e ndjekin nuk do tentojnë të formojnë një fraksion të ri.“Nëse do të kandidohem apo jo do të varet shumë sesi shkon procesi në nivel të nëndegës dhe të degës.Do varet shumë nga barrierat që do të vendosin qysh në atë nivel. Unë pres të ketë shumë barriera, probleme të shumta.Por ne që po e vazhdopmë atë rrugë që na kërkoi elektorati nuk do të mposhtemi. Nga 10 marsi deri në fillim ta majit apo fund të prillit do përfundojnë zgjedhjet në nivel të degëve dhe nëndegëve, dhe do ketë kohë dy javë për të përgatitur Kuvendin qëndror që mbahet në fund të muajit maj dhe aty do të përcaktohet kryetari apo kryetarja e re e LDK”.Ata do jenë në LDK, edhe nëse zgjedhjet e fundit të majit do konfirmojnë Isa Mustafën si kryetar.“Pavarësisht rezultati me rëndësi është që ne të vazhdojmë me punën. Unë nuk do të largohem nga LDK”.Nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj kundër koalicionit LDK-PDK. Osmani mbetet e mendimit se ky vendim nxori në udhëkryq elektoratin e kësaj partie.Për eksodin masiv të qytetarëve ajo fajëson klasën politike, e cila sipas saj ka shuar shpresat e qytetarëve.Intervista e plotë:Ku e kategorizoni veten, tek burrneshat apo pragmatistet?Në fakt mua kurrë nuk më ka përlqyer ky termi burrneshë. Un ë jam grua dhe mendoj se duhet të vlerësohem për qëndrimet parimore dhe besoj se këtë kam bërë me votimin kundër bashkimit të LDK me PDK. Është qasje pragmatike dhe parimore, ka shprehur respektin ndaj premtimit kryesor elektoral që kemi dhënë para çdo qytetari për vite me radhë dhe respekt ndaj kërkesës themeleore që ata kanë bërë në çdo takim: Mos hyni në koalicion me PDK! Këtë e ka thënë çdo zyrtar i LDK deri një orë pasi të nënshkruhej koalicioni me PDK, që ne jemi alternativa e vetme që mund të ndërpresim keqqeverisjen e PDK.Po tani ka ndërruar mendim elektorati?Jo unë mendoj që jo. Rasti i fundit kur elektorati është pyetur drejtpërdrejt se çfarë mendon për një koalicion me PDK kanë qenë ditët e fushatës elektorale dhe në të gjitha ato ka qenë këreksa e njëjtë. Pas këtij koalicioni nuk ka pasur një kontakt të drejtpërdrejt me qytetarë ku do të matej kjo.Natyrisht ka sondazhe të cilat do publikohen shumë shpejt që tregojnë që ky vendim i ka dhënë një goditje shumë të rëndë LDK. Elektorati i LDK tashmë është në udhëkryq, sidomos kur kemi të bëjmë me një premtim kaq esencial.7 vjet pavarësi, a kishte arsye për të festuar Kosova dje?Natyrisht se në 7 vjetorin e pavarësisë si në çdo përvjetor ne i rikthehemi sakrificës shekullore të gjeneratave të tëra që është bërë me gjak dhe djersë. Njerëz të shumtë kanë dhënë jetën, përfshirë dhe familje të tëra që janë shuar që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran. Por ajo që ne e quajmë vizion të Presidentit Rugova që përfshin atë trinomin liri-pavarësi- demokraci nuk është realizuar. Nuk mund të flasim për liri të plotë në një kohë kur në një pjesë të territorit qytetarët ende jetojnë sikur në kohën e luftës, po flas për veriun e Mitrovicës ku qytetarët shqiptarë janë të izoluar dhe nuk kanë siguri për jetën e tyre. Edhe në proçesin e njohjeve dhe anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare kemi një ngecie të madhe për shkak të joseriozitetit të politikës së jashtme kosovare dhe një çakordimi të tërë që ka ndodhur në këto vite. Dhe e fundit demokracia që mungon në çdo pjesë të jetës, mungon brenda partive politike, në institucione, mungon aty ku qytetari duhet të merrte përgjigjen apo mbështetjen kryesore, ka sfida.Pse mungon?Sepse nuk ka pasur vullnet politik që të ketë zhvillim demokratik të vendit. E tërë fuqia politike këto vitet e fundit ka qenë e fokusuar në ndërtimin e interesave oligarkike, të ndërlidhura në shumë raste edhe me interesa të krimit të organizuar, konfirmohen në raporte ndërkombëtare. Po aministohet krimi dhe po paguhet fatura e gjithë asaj keqqeverisje të PDK.Kemi 108 njohje deri tani?Kjo është e diskutueshme. Nëse shohim listën zyrtare e vetmja është e publikuar ajo në faqen e Ministrisë së Jashtme, aty figurojnë 96. Nuk e dinë saktësisht dhe si duket nuk e di as vetë Ministri i Jashtëm sesa është numri i saktë, sepse është bërë një luftë dhe një lojë shumë e keqe. Shtete si Uganda dhe Nigeria janë vendosur në listë ende pa u konfirmuar njohja. Shtete si Mali janë vendosur në listë dhe më pas janë larguar. Ky është një joseriozitet shumë i madh që reflekton edhe tek raportet me shtetet e tjera. Unë kam provuar dy herë të marr përgjigje në këtë mandat të zotit. Thaçi. Edhe brenda Qeverisë kishte shifra të ndryshme.Ka një listë vendesh, përfshirë edhe rajonin që kanë probleme me njohjen e Kosovës. Mund të ishte bërë më shumë në këtë drejtim?Politika e jashtme e një vendi është reflektim i asaj çfarë ndodh brenda. Por 5-shja jonë në BE përveç këtyre, kanë dhe problemet e tyre të brendshme. A ka mundur të bëhet më shumë? Absolutisht, sikur të kishim një politikë të jashtme më të organizuar dhe jo gjithnjë reaktive. Të ishte aktive me iniciativa dhe kontakte të shumta duke shfrytëzuar dhe raportet jashtëzakonisht të mira me SHBA dhe vendet kryesore të BE. Duheshin kontakte më të thella me Gjermaninë, duke kërkuar ndihmë tek ata që të ndikonin tek Sllovakia.Shqipëria mund të jepte një kontribut më të madh?Shqipëria ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në proçesin e njohjeve. Ka pasur raste besoj kur ka mundur të bëhet më shumë. Mirëpo këtu nuk mund të fajësohet përsëri Shqipëria, mendoj se kanë munguar iniciativat nga pala kosovare. Duheshin shfrytëzuar më mirë përfaqësitë që Shqipëria ka në disa vende si Moskë dhe Pekin, ku ka qëndrime shumë të ngurta në raport me Kosovën.Këto qëndrime do mund të ishin zbutur që të paktën ajo vetoja kundër në Këshillin e Sigurimit të kthehej në abstenim. Po kështu në anëtarësimin e Organizatave Ndërkombëtare. Këshilli i Europës është një nevojë imediate sa i përket anëtarësimit dhe këtu Shqipëria përmes përfaqësuesve të vet vërtet mund të ndihmojë në lobimin tek anëtarët e Asamblesë.Mendoni se do të vijë një ditë që Beogradi do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur?Do ta besoja që kjo do të ndodhte në një të ardhme të largët sikur qeveria e Kosovës të kishte një qasje shumë më ndryshe në proçesin e dialogut Kosovë-Serbi. Deri tani kemi pasur një proces që nuk kanë qenë të përcaktuara as kornizat përmbajtësore dhe as ato kohore të dialogut. Qeveria e Kosovës përkundër faktit se ekziston një rezolutë e Kuvendit që përcakton vijat e kuqe rreth temave që lejohen të diskutohen, ndër të tjera thuhet se nuk lejohet të diskutohet për territorin e Kosovës. Ne më vonë dëgjuam edhe nga vetë Kryeministri ku thuhet që po diskutohet për një pjesë të territorit të Kosovës.Po diskutohen çështje të rregullimit të brendshëm dhe po bëhen konçesione që pavarësisht si duken në letër, ku të dyja palët i interpretojnë si të duan paqartësitë, ajo përfundimisht implementohet në Kosovë jo Serbi.99.9% e këtyre marrëveshjeve kanë të bëjnë vetëm me rregullimin e brendshëm të Kosovës. Dhe kur fillon ajo të implementohet dhe paqartësitë që dalin në proces po e bëjnë Kosovën një shtet jofunksional. Dhe jofunksionaliteti po e shndërron Kosovën në një Bosnje të dytë. Dhe një Bosnje e dytë nuk i duhet as rajonit dhe as Europës, më së paku Kosovës dhe qytetarëve të saj. Duhet të jemi tejet të kujdesshëm rreth temave dhe qasjes në dialog.Deri sot Kosova nuk ka shkuar me propozime konkrete në tavolinën e Brukselit, gjithmonë na është thënë që ne nuk i përcaktojmë temat. Kjo është qasje e gabuar.Në mandatin e kaluar një nga instistimet ka qenë që të kërkohet domosdoshmërisht zbardhja e fatit të të zhdukurve. Deri tani nuk kemi asnjë progres. Asgjë se ndalon qeverinë e Kosovës që me ngulm të kërkojë nga Serbia vendodhjen e rreth 2000 qytetarë të Kosovës, kryesisht shqiptarë. Ka dhe tema të tjera, zgjidhja e të cilave mund të vijë vetëm përmes dialogut. Por deri tani ka pasur raste që koncesionet mund ta kthejnë Kosovën në një shtet jofunksional. Shpresoj të mos ndodhë. Rezultatin do ta shohim vetëm kur të fillojë implementimi i marrëveshjes.Eksodi i ri i muajve të fundit ka qenë në qëndër të mediave botërore. Ka disa opsione. Ju si e shihni?
Unë mendoj se duhet të përballemi me problemin dhe jo ta injorojmë.E kemi injoruar me vite. Këtë pakënaqësinë sociale të qytetarëve e kam quajtur si një bombë të kurdisur, e cila mund të shpërthente në çdo moment. Pritjet e kosovarëve kanë qenë mjaft të mëdha.Mungesa e një të ardhme po i shtyn ata për ta kërkuar diku tjetër, qoftë duke rrezikuar edhe jetën e tyre deri në një masë. Kjo rrugë e emigrimit ilegal është jashtëzakosnisht e rrezikshme.Por nëse injorojmë problemin.Qyetarët ikin se kanë shumë pakënaqësi, jo vetëm gjendja ekonomike dhe pse kryesorja. Por në këtë problem është edhe elementi kriminal. Deri tani nuk e di as nëse kemi ndonjë të arrestuar nga ky rrjet. Fatkeqësia më e madhe sot është se qytetari i Kosovës më shumë i beson atij trafikantit që i thotë po ti do marrësh azil politik, sesa zyrtarit të Kosovës që shpenzon me qindra-mijëra euro për reklama televizive për ti thënë që jo nuk mund ta marrësh. Flasim për mosbesim total në elitat politike të Kosovës.Asnjë autoritet nuk mund të bënte diçka për ti penguar, niseshin nga qëndra e Prishtinës?Mund të bëhet shumë çka. Nuk është menaxhuar si duhet dhe sa duhet kur numri i të ikurve ka qenë më i vogël. Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar terrenin.Është dashur të merren masa urgjente. Parlameti ka miratuar një rezolutë ku në masë të madhe flet për masat ekonomike që duhet të merren, por dhe luftimin e këtyre rrjeteve dhe fushatat e ndërgjegjësimit me qytetarët mbi rrezikun që u kanoset.Ka një teori që këto nisje janë të sponcorizuara nga elementë të tjerë si Serbia, që të ketë një zbaztisje?Ka teori por nuk janë të konfirmuara. Fajin kryesor e kanë ellitat politike në Kosovë. Ka humbur shpresa dhe qytetarët nuk po e shohin prespektivën aty, kjo është cështja që duhet të merremi.Kush e përfaqëson sot tradshëgiminë politike të Ibrahim Rugovës?E përfaqëson elektorati më së miri.LDK e ka mbajtur gjallë anëtarësia, nuk varet nga individët, janë kalimtarë.Cilat janë arsyet që keni qenë kundër PDK-LDK?Janë të shumta. Edhe marrëveshjen e parë me VLAN e pata marr vesh përmes medias, dhe elektorati nuk ishte i kënaqur që pozita e Kryeministrit i ishte dhënë një partie tjetër. Qëllimi ka qenë të largohet qeveria Thaçi që shteti të shpëtojë nga kapja dhe zaptimi.PDK ka vënë dorën e saj dhe në institucionet e pavarura. Janë bërë gabime të mëdha, ky koalicion është koalicioni i humbjes së shpresës. LDK do të bënte shumë më mirë të duronte dhe një vit e gjysëm. Por për hir të rehatimit të një grupi të caktuar të njerëzve u mor vendimi që të hyjmë në koalicion me PDK.Patët propozim nga Kryeministri Mustafa për të marrë pjesë në kabinetin qeveritar?Ne kemi diskutuar shumë më herët për një mundësi të tillë. Por në ditën që është vendosur në Këshillin e Përgjithshëm lidhur me koalicionin, ende pa u firmosur jam deklaruar se nuk do pranoj të bëhem pjesë e kabinentit nëse firmoset.Do kandidoni për postin e kreut të LDK?Nuk do ta quaja veten rivale të Isa Mustafës, por kundërshtare të bashkimit me PDK.Një ndër njerëzit që ka vazhduar të respektojë vullnetin e elektoratit të LDK. Lidhur me zgjedhjet e brendshme është një proçes më ndryshe nga ju e keni parë në shumicën e partive politike në Shqipëri. Te ne është një sistem i delegatëve, ku nga degët vinë një numër i caktuar delegatësh, diku 300 e ca votojnë për kryetarin e LDK. Delegatët vetë zgjidhen në proçeset zgjedhore të degës dhe nëndegës, ku një grup i caktuar njerëzish i zgjedh dhe ata. Kryetarët e degëve kanë një ndikim të madh. Unë dhe një grup deputetësh kemi kërkuar që të aplikohet sistemi një anëtar një votë. Nëse asnjëherë nuk ka qenë e nevojshme ne duhet tani të kthehemi te anëtarësia. Por ky propozim u injorua, nuk u hodh fare në votim. Shumë reaguan në mënyrë negative, kishte frikë nëse do të dilte në votim. Kjo kërkon ndryshim në statut, por mbi të gjitha vullnet politik. Ka shumë barriera. Nëse do të kandidohem apo jo do të varet shumë sesi shkon procesi në nivel të nëndegës dhe të degës.Do varet shumë nga barrierat që do të vendosin qysh në atë nivel. Unë pres të ketë shumë barriera, probleme të shumta.Por ne që po e vazhdopmë atë rrugë që na kërkoi elektorati nuk do të mposhtemi. Nga 10 marsi deri në fillim ta majit apo fund të prillit do përfundojnë zgjedhjet në nivel të degëve dhe nëndegëve, dhe do ketë kohë dy javë për të përgatitur Kuvendin qëndror që mbahet në fund të muajit maj dhe aty do të përcaktohet kryetari apo kryetarja e re e LDK. Pavarësisht rezultati me rëndësi është që ne të vazhdojmë me punën. Unë nuk do të largohem nga LDK.