Rama në La7: Europës i duhet plan strategjik kundër IS. Në 1997 u sulmova nga SHIK
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin italian La7 ka deklaruar se sulmi në vitin 1997 i është bëre nga shërbimi sekret i asaj kohe.Politika që po ndjek qeveria që ai drejton, reformat e reja si dhe marrëdhëniet që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë kanë qenë në qendër të intervistës që kryeministri Edi Rama ka dhënë për "Le invasion" të kanalit Italian La7, përballë gazetares Daria Bignardi.Gazetarja: Në 1997 ju ishit në Tiranë dhe u bëtë viktimë e një agresioni që gati ju mori jetën cfarë ndodhi dhe përse?Edi Rama : Është një episod, pjesë e një momeni shumë dramatik tëhistorisë tonë pas rrëzimit të komunizmit pasi kemi pasur një tranzicion shumë dramatik. Në atë kohë ishin frimat piramidale që shkatërruan vendin. Unë isha pjesë e një grupi intelektualësh të pavarur që përpiqeshim të bindim regjimin e asaj kohe duke shkruar. Gjithashtu po përgatisnim një peticion për largimin e kryeministrit të asaj kohe pasa ishim në prag të një krize e cila më pas erdhiGazetarja: Po kush ju goditi ?Edi Rama: Asnjëherë nuk u mësua saktë kush por ishin shërbimet sekrete të asaj kohe.Edi Rama: Në Shqipëri nuk e ndjejmë mungesën e sindikatave/ VIDEORama: Europës i duhet plan strategjik kundër ISKërcënimi që vjen nga Shteti Islamik ka zënë një pjesë të rëndësishme të kësaj interviste. Rama ka folur për një strategji dhe plan të përbashkët kundër këtij rreziku."Duke parë në media atë që po ndodh në vendet, ku është kjo barbari kundër njerëzimit, bëjmë gabim nëse mendojmë se është diçka që po ndodh larg dhe nuk na përket ne. Në fakt është diçka që mund të na ndodhë të gjithëve në shtëpi. Kjo u dëshmua më së miri nga ngjarjet në Paris. Është e qartë që duhet një strategji e vërtetë e Europës dhe një plan konkret. Duhet një plan europian dhe në gjithë këtë histori është mungesa e një Europe strategjike"- ka deklaruar Rama.Kryeministri Rama u ndal edhe tek fuqizimi i forcave antieuropiane duke deklaruar se zgjidhja nuk është dalja nga Bashkimi Europian, por besimi dhe krijimi i një Europë më të bashkuar por edhe më tolerante.Sulmi që iu bë RamësKryeministri shqiptar është pyetur edhe për sulmin që i është bërë në vitin 1997. Ai ka deklaruar se gjithcka ndodhi për shkak të aktivitetit të tij dhe disa intelektualëve të tjerë për gjendjen në të cilën ndodhej në atë kohë Shqipëria. Edhe pse autorët nuk u zbuluan kurrë, Rama beson se pas sulmit fshiheshin Shërbimet Sekrete të asaj periudhe.Marrdhëniet mes dy vendeve kanë qënë pjesë e intervistës, Rama theksoi se mes Shqipërisë dhe Italisë ka lidhje të forta, ndërsa së fundi vendi ynë është kthyer në destinacion për italianët.Harmonia fetareHarmoninë fetare në Shqipëri, Rama ka preferuar ta quajë "vëllazëri fetare" ashtu sic e konsideroi edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë.Rama i ka shpjeguar njohjen e tij me Matteo Renzin dhe ka thënë me humor se mes tyre ka gjithnjë debat se cili mori më parë postet e kryebashkiakut dhe më pas kryeministrit.Për epitetet e italianëve ndaj shqiptarëve Rama e kishte gati përgjigjen:"Ishin të njëjtat epitete që qarkulluan për gjyshërit tuaj në Amerikë. Italianë, pica dhe mafia ishte një epitet shumë i përhapur, por që nuk i përqasej realitetit. Janë mbi 38 mijë biznese të ngritura nga shqiptarët në Itali, ndërsa studentët shqiptarë në Itali janë studentët më të mirë të huaj"-tha Kryeministri Rama.Pas intervistës nuk ka munguar një postim në tëitter "Eksperiencë e bukur në emisionin e Daria Bignardit, mundësi për të treguar një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që shumë italianë kanë në kokë".