Basha: Qeveria Rama- Meta s'lufton dot krimin. Misioni ynë largimi i saj
Përpara se të fliste në mbledhjen e grupit parlamentar, Kryetari i PD Lulzim Basha këmbeu disa fjalë me deputetë e aleatë.
Ndoshta ishin konsultat e fundit, për një veprim të rëndësishëm për opozitën. Portestën e radhës mbarëkombëtare, që këtë herë nuk do të ketë motiv vetëm rritjen e çmimit të energjisë elektrike, por edhe situatën e rendit dhe sigurisë në vend.Por edhe pse ftoi qytetarët në protestë, kryedemokrati Basha, nuk dha asnjë datë e ore, se kur do të realizohet ajoLulzim Basha: "Vetëm kjo qeveri mburret se ka kapur dajakun kundër njerëzve me halle ndërsa puthet me krimin e organizuar. Ka sfiduar edhe mesazhin e protestës masive popullore të 22 nëntorit ku u kërkohej me forcë të mos rriset cmimin e energjisë elektrike. Kanë hedhur dorashkën e tyre të sfidës ndaj qytetarëve që e kërkuan. Tani është radha jonë dhe ne do i përgjigjemi. Në rast se më 22 nëntori ishim shumë në protestën e ardhshme do ishte 2-3 fish më shumë. Vetëm prania mbarëpopullore do japë mesazhin e mospranimit dhe bashkimit në nëj zë të cdo kërkese të drejtë të qytetarëve të nëpërkëmbur nga kjo qeveri".Akuzat ndaj kundërshtarit Rama, i shigjetoi edhe për situatën e përmbytjeve në vend, por as Basha nuk i rezisoti dot tundimit për të bërë fushatë me përmbytjet.Para largimit të qeverisë, sipas, kryedemokratit, është urgjente largimi i zyrtarëve të lartë të lidhur me krimin, si e vetja rrugë për t'i rikthyer sigurinë qytetarëve.“Të bëjë publike nëse ka vënë, dhe sa fonde ka vënë, në dispozicion e jo të fshihet pas shfaqjeve me keca të dhuruar nga të tjerët.Në fakt ora e votës po afron.Ora e sovranit po afron. Ne kemi bindjen se përgjigja e zgjedhësve shqiptarë do të jetë një refuzim dhe një mësim për t’u mbajtur mend nga qeveria Rama-Meta”.Lulzim Basha: "Sot po të shohim me vëmendje statistikat konstatojmë se në qeverisjen Rama- Meta ka më shumë individë me rekorde kriminale në poste zyrtare sesa ka të arrestuar nga kjo kategori. Lulzon krimi I organizuar por nuk mbetet prapa krimi që u nxin jetën njerëzve të thjeshtë. Në mbarë vendin qyteteve e fshatrave ka pllakosur një epidemic vjedhjesh.Sot kërkesave të qytetarëve për të drejtat ekonomike iu është paraprari kërkesa emergjente për rend e siguri. Jemi shumë të shqetësuar për këtë katandisje paprecendetë të rendit public. Kemi denoncuar dhe do vazhdojmë të denoncojmë me forcë shkaqet themelore të kësaj situate por nuk do të mjaftohemi me kaq. Bashkë me qytetarët, shoqërinë civile do të kërkojmë me forcë largimin e shpejtë me cdo kusht nga qeveria dhe qeverisja e vendit të zyrtarëve të lartë që janë në ortakëri me krimin e organizuar, bandat dhe banditët që plackisin vendin. Kjo është rruga për të risjellë një ndryshim sa do të vogël. Kjo qeveri nuk e lufton dot krimin, nuk kemi iluzione për këtë. Zgjidhja përfundimtare është largimi i saj. Ky është një mision i opozitës do e synojmë ta përmbyshim bashkë me qytetarët e këtij vendi."Mbi këtë deklaratë ka ardhur dhe reagimi nga selia e PS-së. Deputeti, Taulant Balla, tha se PD duhet të heqë dorë nga iluzionet se mud të rrëzojë qeverinë me dhunë.“Në PD thonë se Lulit ia ka mbushur mendjen Sali Berisha që mund ta rrezojë Edi Ramën me bombat e rrugeçërve dhe me revoltën e “hajdutëve të dritave?! Aq shumë ia ka mbushur mendjen sa i ka ikur mendja fare deri në pikën që shkoi të kërkonte ndihma në të thatë për një fshat që nuk ka pasur asnjë përmbytje?!Tashmë është kuptuar që deri në Qershor mban kandili i Lulit ne zyrën e drejtorit të SHQUP-it. Sot dua t'i drejtoj personalisht Lulzim Bashës një pyetje. Lulzim Basha përpara se të bëjë më akuza të tjera kuturu, duhet ti japë përgjigje kësaj pyetje. Emiliano Shullazi në emër të Lulzim Bashës në vitin 2011 prishte takimet elektorale të Partisë Socialiste”.