Rimëkëmbja e bujqësisë, Lu: Reforma ligjore për kredidhënie transparente
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkojnë transparencë në kreditim në sektorin e Bujqësisë, e cila do të mund të arrihej përmes krijimit të një reforme ligjore.Kjo kërkesë ka ardhur nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu paraditen e 18 shkurtit 2015 gjatë konferencës në qendër të së cilës ka qenë rimëkëmbja e bujqësisë, 1 "Vit Agrokapital"Donald Lu: "Shpresojmë që ndihma amerikane e afruar përmes USAID do t'i mbështesë këto familje, dhe do të ndihmojë në restaurimin e këtyre zonave të rëndësishme. Dimë gjithashtu nevojën e reformave ligjore për ta bërë sektorin kredidhënës më transparent. Nxisim qeverinë edhe sektorin e OJQ-ve që të fokusohen në këto reforma të rëndësishme".Në tre vite Projekti "Agro Kapital" i USAID , do të akordojë në total një fond prej 18.5 milionë dollarësh. Vetëm për vitin 2014 fondi kanë kapur shifrën e 4.7 milionë $ për fermerët dhe agrobizneset shqiptare, në formën e investimeve në sektorin bujqësor.Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e ka vlerësuar këtë projekt të rëndësishëm për rimëkëmbjen e bujqesisë pas dëmeve që shkaktuan përmbytjet në jug të vendit dhe se pritet të gjenerojë 1150 vende të reja pune.Edmond Panariti: "Ne kaluam një periudhë shumë të vështirë që është ajo e përmbytjeve të cilat patën efektin e tyre negative në bujqësi. Duhet të përmend solidaritetin e treguar nga partnerët tanë strategjikë, nga qeveria e SHBA-së, nga BE, nga donator të ndryshëm por edhe nga bizneset, të cilët kanë bërë të mundur që ne ta përballojmë me sukses dhe madje të futemi në periudhën e rigjallërimit të shpejtë. Nëpërmjet investimeve në agrobiznes, investime që arrijnë vlerën 18.5 milionë dollarë, jep një impuls të jashtëzakonshëm në zhvillimin e veprimtarive në fushën e agrobiznesit. Ajo që është më e rëndësishme është se do të ketë dhe një impakt në mirqënien e familjeve fermere shqiptare duke krijuar mundësi punësimi. Qeveria shqiptare ka vendosur të mbartë kreditë e rreth 1000 familjeve fermere që shkon në një vlerë rreth 1.5 mln euro".Përfaqësues të USAID, duke bërë një përmbledhje të situatës së bujqësisë këto 5 vitet e fundit, thanë se ekonomia ka qenë në rënie këto vitet e fundit duke e vënë theksin tek rimëkëmbja e bujqësisë pasi rreth 18% e PBB vjen nga ky sektor