Grabitjet në Shkodër, policia kontrollon 400 mjete brenda 48 orësh
Grabitjet e ditëve të fundit me maska dhe armë që kanë goditur qytetin e Shkodrës, kanë vënë në lëvizje policinë e këtij qarku.Ardhja e drejtuesit të ri është shoqëruar me urdhër të prerë për të ndërmarrë aksione në të gjithë territorin kundër kriminalitetit.Fokus kryesor mbetet identifikimi i personave me preçedentë penalë dhe vënia e tyre para përgjegjësisë. Gjithashtu po kontrollohen të gjitha automjetet për xhamat e zinj, dokumentacionin dhe armëmbajtjet pa leje.Gjithesej në 48 orët e fundit janë kontrolluar afro 400 automjete dhe ka nisur proçedimi penal për 10 shtetas që lëviznin pa dokumentacionin përkatës. Policia e Shkodrës ka vijuar kontrollet e befasishme nëpër zona të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në hyrje - daljet e qytetit dhe në përiferi, ndërsa mësohet se në ditët në vijim do ketë kontroll edhe nëpër lokalet e natës.Kryesisht në zonën në afërsi të universitetit ku gjatë natës është edhe aktiviteti më i lartë. Vetëm gjatë fundit të vitit 2014 dhe fillimit të 2015-es, qarku i Shkodres është goditur nga 6 vjedhje me maska dhe armë, për të cilat deri më tani është zbuluar dhe arrestuar vetëm një autor i dyshuar, 27 vjecari R. Zeneli.Performanca e bluve të këtij qyteti është kritikuar vecanërisht gjatë vitit që lamë pas dhe për këtë arsye, drejtori i përgjithshëm Artan Didi vendosi ndryshimin e kupolës drejtuese në krye të drejtorisë së qarkut.[caption id="attachment_466622" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kontrollet e policise gjate nates ne Shkoder, 17 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_466644" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Kontrollet e policise gjate nates ne Shkoder, 17 shkurt 2015[/caption]
