Lezha me lagjet e reja, Smaçi: Do të përmirësojmë cilësinë e jetës në këtë qytet

Eshtë kryer vetëm gjysma e investimeve të parashikuara, por blloku i banimit 11.2 hektarë në qytetin e Lezhës konsiderohet si modeli i nesërm i këtij qyteti.Bashkia e Lezhës po ndërhyn për të përmbyllur investimet e nisura në infrastrukturën rrugore, ndërsa pritet nisja e të tjera ndërhyrjeve.Këtë objektiv e ka prezantuar nënkryetari i Bashkisë së Lezhës Pashk Smaçi i cili ka ndjekur nga afër punimet për asflatimin e plotë të segmentit që lidh katedralen e qytetit me rrugën e Shtrausit.Lagjet e reja të qytetit të Lezhës janë kthyer edhe në qendrat kryesore të këtij qyteti, kjo për shkak të zhvillimeve që janë ndërmarrë vitet e fundit kryesisht nga sektori privat, që tashmë po ndiqet edhe nga Bashkia e Lezhës.