Ekopolitikë/ Akuzat e PD-së për letrat e kredisë, Luçi: E keni bërë edhe ju
Debate në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe për gjendjen e ekonomisë dhe financave publike.Zv.ministri i Financave, Erjon Luçi, i është përgjigjur akuzave të ditëve të fundit të opozitës për abuzimet me investimet publike nëpërmjet letrave të kredive, duke deklaruar se kjo është një praktikë e ligjshme, që është zbatuar edhe nga qeveria e mëparshme.Erjon Luçi : "Është një instrument që është përdorur në mënyrë të rregullt në 2-3 vitet e fundit. Këtë praktikë e ka filluar qeveria e kaluar".Numri dy i financave ka shpjeguar edhe rrëzimin e dekretit të presidentit për borxhin një ditë më parë në Komisionin e Ekonomisë.Sipas tij, këtë vit është parashikuar marrja e një borxhi te ri më të lirë për të shlyer borxhin e vjetër dhe për këtë parlamenti është në dijeni pasi ka miratuar buxhetin.Erjon Luçi : "Ky vit ka një defiçit gati mbi 50 miliardë. E si nuk mund të marrë qeveria borxh të ri kur ne e kemi diskutuar edhe gjatë buxhetit këtë gjë. Kushteta nuk e ka parashikuar këtë lloj instrumenti".Ekspertët në panel kanë vlerësuar se ekonomia shqiptare po rritet me ritme anemike, ndërsa kanë qenë të ndarë në qëndrimin mbi ndikimin që po japin reformat e qeverisë në mireqënien e qytetarëve.