Testimi i mjekëve, Vasili: Tërheqja e menjëhershme zgjidhje inteligjente
Pasi u bënë publike pyetjet e testit për mjekët, ish-Ministri i Shëndetësisë, njëkohësisht kryetari i grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se tërheqja nga ky test do të ishte një zgjedhje inteligjente.Duke ripërsëritur qëndrimin e tij dhe duke shtuar se pyetjet nuk kane lidhje me profesionin e mjekësisë, Vasili tha se ky test eshte dekualifikues.Petrit Vasili: “Lidhur me këtë çështje unë kam shprehur në disa raste kundërshtinë time lidhur me paligjshmërinë e testimit i cili është i rëndësishëm sepse trondit legalitetin e veprimeve që ndërmarrim. Përsa i takon procesit në pikpamjen profesionale, me berjen publike dhe të pyetjeve të testit besoj që procesi ka rënë. Pyetjet nuk kanë lidhje me profesionin e mjekësisë, janë pyetje interesante për njerëz që nuk merren me mjekësi, dhe sigurisht të tillë do të kenë qenë ata që do i kenë përpiluar dhe kushdo që do t’i kosultonte do të kuptonte që janë interessante për tu njohur me botën e mjekësise por nuk kanë lidhej ne profesionistët e mjekësisë. Pyetjet kanë dozë humori, ku dhe ju mund të kthenit përgjigje. E thënë gjithë kjo zgjidhje e vetme por dhe inteligjente do të ishte tërheqja e menjëhershme dhe ecja më tej për të përmirësuar performancën e personelit mjekësor. Ky nivel i testit të propozuar demonstronte edhe atë që ishte dyshimi ynë kryesor i ngahershëm që degradimi profesional do të udhëhiqte dhe jo profesionalizimi. Kështu që besoj se në një test të paligjshëm tërheqja nga ai nuk është gjë tjetër vetëm kthimi në normalitet, nuk ka lidhje me protestat, protestat janë një reagim i fort ndaj mos pranimit të refuzimit dekualifikimit profesional, sepse tesit mund të konsiderohet, jo një test kualifikues profesional, por një test dekualifikues profesional.”I pyetur për qëndrimin e vendosur të ministrit Beqaj për zhvillimin e testit Vasili nuk pranoi të komentojë me argumentin se mban një qëndrim profesional pastaj politik.Petrit Vasili: “Unë nuk mund të futem në hamëndësimet që ju pyesni në këtë rast sepse unë kam detyrën të mbaj qëndrimim në radhë të parë profesional përpara sesa politik, sepse testi është i tillë synon tek profesionalizimi dhe përderisa e konsideroj si një test që ul kualitetin profesional, hapi i vetëm dhe i pashmangshëm është largimi nga një praktike e tillë sepse profesionistët e mjekësisë kërkojnë të tjera prerogative për te ecur përpara dhe jo kthime të rënda që demotivojnë personelin dhe publikun e gjërë e vë në vështirësinë që duhet përballur profesionistë të niveleve të ulët.”/ex/oranews.tv/