Elbasan, pranga 2 punonjësve të ndërmarrjes së çelikut, në kërkim drejtori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2013, 10:57
Policia e Elbasanit ka arrestuar sot dy punonjës të ndërmarrjes së çelikut ndërsa ka shpallur në kërkim drejtorin e saj.Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar "Traversa" janë arrestuar shtetasit Tosi Muda 30 vjeç, magazinier në ndërmarrjen e çelikut dhe Albert Pepa 46 vjeç, shofer i ndërmarrjes së çelikut ndërsa është shpallur në kërkim drejtori, identiteti I të cilit nuk bëhet ende I ditur për arsye hetimi.Sipas policisë tre personat akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.Sipas policisë së Elbasanit, dy punonjësit e ndërmarrjes së çelikut sëbashku me drejtorin prej 8 muajsh shisnin mallin e ndërmarrjes dhe paratë i përvetësonin.