Wikileaks “tradhëton” sekretet, zbardhet raportimi i fshehtë për 21 janarin

Ndërsa Shqipëria po zien kohët e fundit për ngjarjet e 21 janarit, Wikileakse ka publikuar materiale të reja sa i përket Shqipërisë dhe pikërisht ngjarjeve që ndodhën janarin e 2011.Dokumentet e publikuara nga Wikileakse i përkasin Agjencisë së Inteligjencës STRATFOR, me raportues Marko Papic."Unë dua të siguroheni që nëse Shqipëria do të kalojë në kaos, ne kemi një kuptim të asaj që po ndodh vërtetë këtu. Tre protestues janë vrarë në kryeqytetin shqiptar pas përleshjeve të opozitës që kërkojnë zbatimin e ligjit me policinë" shkruhet në raportin e Marko Papic”.Partia Socialiste që është në opozitë ka bërë thirrje për protesta në 20 janar pas akuzave për korrupsion për zëvendës.kryeministrin.Përleshjet në Tiranë, shkruhet në raport, janë rezultat i një vit e gjysmë tensionesh mes qeverisë Berisha dhe opozitës socialiste të udhëhequr nga Edi Rama. Skenari ështe i ngjashëm me ate te vitit 1997.Megjithatë, thotë ai, ka dallime të rëndësishme në mes të trazirave në vitin 1997 dhe protestave aktuale.Ajo që e shqetëson me tepër raportuesin ishte një përplasje e mundshme mes veriut të Shqipërisë, i cilësuar si një nga bastionet e Berishës dhe jugut që mbështet më shumë Partinë Socialiste.Por përvec kësaj cdo lloj proteste në Shqipëri që sjell paqëndrueshmëri është një çështje me rëndësi rajonale, që mund të sjellë destabilizim edhe në vendet e tjera si Maqedonia dhe Kosova.