Shqipëria, në panairin Ndërkomëtar të Turizmit në Milano

Shqipëria shpalos bukuritë përrallore të turizmit  dhe vlerat e jashtëzakonshme  të trashëgimisë kulturore dhe historike  mes 2 mijë ekspozuesve  nga 120 vendeve të rajonit dhe botës në Panairin Ndërkomëbëtar të Turizmit në Milano të Italisë.Në këtë panair Shqipëria u prezantua  nga Agjensia Kombëtare e Turizmit ku për tre ditë me radhë epiqendra e prezantimit ka qenë natyra e paprekur  e trojeve tona.Panairi është mbajtur në datat 14-17 shkurt.  Me anë të meterialeve promocionalë Agjensia Kombëtare e Turizmit i kushtoi një rëndësi të vecantë  prezantimit më origjinalë të  vendit tonë, autenticitetin që karakterizon zonat malore dhe bregdetare  dhe natyrën e virgjër shqiptare.