Nis rikontruksioni i rrugës në Vaqarr, FSHZH: Përfitues janë 20 mijë banorë

Janë 20.000 banorë që brenda një viti do të përdorin këtë rrugë të asfaltuar që kalon në Vaqarr deri në Kashar, pra në periferi të Tiranës. Aktuaslisht po punohet në segmentin Prush-Gropaj- Kthesa e Kamzës në një gjatësi afër 6 km. Fondi shqiptar i zhvillimit, qeveria shqiptare dhe donator të huaj janë duke ndërhyrë në këtë segment pasi më parë e kanë vlerësuar këtë zonë si potencial të zhvillimti social ekonomike por edhe turistik. Prej dekadash banorët kanë kaluar më vështërisë në këtë segment.Fondi shqiptar i zhvillimit e sheh ketë zonë edhe si mundesi të zhvillimit të mëtejshëm të bizneseve parandaj ndërhyjet po ecin me ritme optimale. Drejtori i fondit shqipar të zhvillimit Benet Beci inspektoi punimet dhe tha se me ndërhyjet e këtij instucioni është krijuar një unazë jashtë kryeqyteti dhe se këto segmente të lidhin me rrugët nacionale Tiranë-Durrës dhe Tiranë- Elbasan.Ekspertët thanë se rruga është e satndardeve më të mira; kanalizime, sinjalistike, gjerësia aslfati prej 5 metrash dhe bankina anësore. Fondi shqiptar i zhvillimit ka ndërhyrë në mjaftë rrugë dytësore në qarkun e Tiranës duke lehtësuar kalimin e qytetarëve dhe duke ndihmuar fermër për të transportuar më lehtë prodhimet e tyre bujqësore sepse perfieritë e tiranës janë furnzizues më të mëdha të trgjeve të kryeqytetit. Madje investimi në Vaqarr përgjatë segmenteve Prush Gropaj Kthesa e Kasharit shkurton udhëtimin 3 herë herë krahasuar me rrugën ekzistuese.